Nuredini në pritje te Princi Çarls

Нуредини на прием кај Принцот ЧарлсMe ftesë të kryenegociatorit të Presidencës së Mbretërisë së Bashkuar #COP26 Arçi Jang, ministri Nuredini mori pjesë në pritjen e shefave të delegacioneve të organizuar nga Lartëmadhëria e Tij Mbretërore Princi i Uellsit në galerinë dhe muzeun e arteve Kelvingrov.

Krahas diskutimeve të dobishme me shumicën e shefave të delegacioneve, ministri Nuredini pati rastin të bisedojë edhe me Princin Çarls, duke theksuar përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për arritjen e qëllimeve kombëtare dhe globale.

Ministri Nuredini shkëmbeu gjithashtu pikëpamjet mbi ambiciet kombëtare të klimës me negociatorin e #COP26, Alok Sharma.