Në Tiranë u mbajtë Konferenca e 7-të vjetore e Drinit

Drzaven_Tirana_2(31.01.2020) Në Tiranë, Shqipëri në dy ditët e kaluara (29 dhe 30 janar) u mbajt Konferenca e shtatë vjetore e Drinit, ku morën pjesë sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska. Konferenca u mbajt si një nga aktivitetet për shënimin e 10 vjetorit të fillimit të procesit të Drinit – një strukturë institucionale e krijuar për të siguruar veprim të koordinuar në basenin e Drinit.

Në fjalën e saj hyrëse Petrovska, theksoi rëndësinë e menaxhimit të integruar të ujërave në një kontekst ndërkufitar për ruajtjen e këtij burimi të rëndësishëm dhe për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së këtyre aktiviteteve të projektit nga pushteti qendrorë dhe lokal në vendet.

Më shumë se 120 përfaqësues të ministrive, organizatave civile, akademikëve dhe përdoruesve të shërbimeve të ujit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Mali i Zi dy ditë kanë diskutuar për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të basenit të Drinit dhe problemet me të cilat përballemi, me theks mbi menaxhimin e thatësirës dhe ndikimin e tyre në shoqëri, ekonomi dhe ekosistem, që ishte tema kryesore e konferencës së këtij viti.

Konferenca e Drinit është e organizuar nga Partneriteti Global i Ujërave-Mesdh (PGU Mesdh) si pjesë e procesit të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Drinit që marrin pjesë pesë vende – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Mali i Zi. Mbështetet nga dy projekte: Projekti financohet nga FGE (Fondi Global Ekologjik), i zbatuar përmes UNDP-së dhe realizuar nga PGU Mesdhnë partneritet me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE); dhe projekti “Promovimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore në Evropën Juglindore duke përdorur Qasjen NEXUS” të financuar nga Agjensia Austriake e Zhvillimit (ADA), ku pellgu i Drinit është një nga basenetnë fokus.