E ardhme më e pastër për 18 komuna – po vjen pajisjе e re në vlerë prej 10.7 milionë euro!
29.07.2025
Izet Mexhiti, sot nënshkroi 2 marrëveshje në vlerë prej rreth 10.7 milionë euro, përmes së cilave do të sigurohet dhe dorëzohet pajisje e re për menaxhimin e mbeturinave për 18 komuna nga Rajoni Jugperëndimor dhe ai i Pelagonisë, si pjesë e realizimit të Projektit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta
Mexhiti nga Haraçina: Po investojmë atje ku është pritur për vite me radhë!
28.07.2025
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Haraçinën me rastin e përfundimit të projektit për “Rregullimin e një pjese të kanalit anësor në Haraçinë”. Projekti është tërësisht i financuar nga buxheti i Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor me një vlerë prej 63,9 milionë denarësh.
Takimi joformal ministror i komunitetit të energjisë në Athinë
17.07.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Ana Laskoska, mori pjesë si pjesë e delegacionit maqedonas në takimin joformal ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili u mbajt në Athinë. Delegacioni u kryesua nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, znj. Sanja Bozhinovski.