Takimi joformal ministror i komunitetit të energjisë në Athinë

Lajme
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Ana Laskoska, mori pjesë si pjesë e delegacionit maqedonas në takimin joformal ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili u mbajt në Athinë. Delegacioni u kryesua nga ministrja e Ene
Takimi joformal ministror i komunitetit të energjisë në Athinë
17.07.2025

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Ana Laskoska, mori pjesë si pjesë e delegacionit maqedonas në takimin joformal ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili u mbajt në Athinë. Delegacioni u kryesua nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, znj. Sanja Bozhinovski.

Ky takim u mbajt me rastin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes për themelimin e Komunitetit të Energjisë, e cila hyri në fuqi në korrik të vitit 2005.

Sot, Komuniteti i Energjisë përbëhet nga Komisioni Evropian dhe nëntë shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet anëtare të BE-së mund të marrin pjesë në punën e Komunitetit, por pa të drejtë vote.

Me pranimin e Marrëveshjes, palët kontraktuese u angazhuan të harmonizojnë dhe zbatojnë legjislacionin e BE-së në fushën e energjisë – duke përfshirë burimet e rinovueshme të energjisë – si dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjatë dy dekadave të fundit, fusha e punës së Komunitetit të Energjisë është zgjeruar vazhdimisht, me qëllim integrimin më të madh energjetik, qëndrueshmërinë dhe rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike në rajon.

Galeria
Submitted by alfa4 on 17.07.2025 - 12:14