
Vendndodhja: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, salla e takimeve, kati i 7-të
Data: 15 korrik 2025 (e martë)
Koha: Ora 15:30
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ju fton të merrni pjesë në ngjarjen me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e projektit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, i financuar përmes Fondit të Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Në ngjarje do të mbajnë fjalime:
- Izeti Mexhiti, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
- Sh.T. Mihalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut
- Biljana Milosheska, BERZH
Granti në vlerë deri në 2 milionë euro është i dedikuar për realizimin e studimeve të fizibilitetit dhe analizave për aspektet mjedisore dhe sociale për Rajonin e Vardarit dhe Rajonin Juglindor.
Ftojmë gazetarët, kameramanët dhe fotografët të marrin pjesë në këtë ngjarje.