Mexhiti inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit primar të ujësjellësit në Merovë të Zhelinës

Lajme
Izet Mexhiti i shoqëruar nga kryetari i Komunës Blerim Sejdiu dhe deputetë të zonës, sot ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen për realizimin e projektit të ndërtimit të rrjetit primar të ujësjellësit në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës
Mexhiti inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit primar të ujësjellësit në Merovë të Zhelinës
22.08.2025

Zëvendëskryeministri i Parë, z. Izet Mexhiti i shoqëruar nga kryetari i Komunës Blerim Sejdiu dhe deputetë të zonës, sot ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen për realizimin e projektit të ndërtimit të rrjetit primar të ujësjellësit në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës.

Projekti parashikon ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit brenda fshatit, ndërtimin e tubacionit lidhës nga rezervuari deri tek rrjeti kryesor, hapjen e një bunari të ri pranë atij ekzistues, si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rezervuarit tashmë të ndërtuar. 

Deri më tani është realizuar hapja e një bunari dhe ndërtimi i një rezervuari, të cilat do të përfundohen dhe modernizohen në kuadër të këtij projekti.
Vlera e përgjithshme e investimit është 15.847.359 denarë, të siguruara nga buxheti i Ministrisë përkatëse, ndërsa punimet pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2025.

“Furnizimi i qëndrueshëm me ujë të pijshëm është një prej prioriteteve më të rëndësishme për qeverinë tonë, sepse është i lidhur drejtpërdrejt me cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e vendbanimeve tona. Me këtë projekt po u japim fund dekadave të mungesës së ujësjellësit në Merovë, duke u garantuar banorëve kushte më të mira për jetë”,

theksoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve.

Ky investim është pjesë e projekteve strategjike që synojnë përmirësimin e infrastrukturës bazike dhe përmbushjen e nevojave elementare të qytetarëve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës dhe më gjerë.
 

Submitted by alfa4 on 22.08.2025 - 20:51