Nënshkruhet kontratë për përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe studimit për vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social për Rajonin e Vardarit dhe Rajonin Juglindor

Lajme
Sot u nënshkrua kontrata konsulente për përgatitjen e një Studimi të Fizibilitetit dhe Studimi për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Aspektet Sociale për Rajonin e Vardarit dhe Rajonin Juglindor
Sot u nënshkrua kontrata konsulente për përgatitjen e një Studimi të Fizibilitetit dhe Studimi për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Aspektet Sociale për Rajonin e Vardarit dhe Rajonin Juglindor
17.07.2025

Shkup, 17 korrik 2025 – Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot u nënshkrua kontrata konsulente për përgatitjen e një Studimi të Fizibilitetit dhe Studimi për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Aspektet Sociale për Rajonin e Vardarit dhe Rajonin Juglindor.

Kontrata u nënshkrua nga Sekretari i Shtetit në MMJPH, z. Resmi Ejupi, dhe përfaqësuesi i kompanisë greke ENVIROPLAN, z. Theofan Lolos.

Ky projekt mbështetet financiarisht me 2 milionë euro, të cilat do të mundësojnë krijimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm rajonal për menaxhimin e mbeturinave, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 

“Kjo mbështetje teknike paraqet bazën për investime të ardhshme në infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave sistematike shumëvjeçare në këtë sektor,”
- deklaroi Sekretari i Shtetit Ejupi. Ai shtoi se projekti përfshin ndërtimin e një deponie rajonale moderne, mbylljen e deponive ekzistuese të papërshtatshme dhe vendosjen e një rrjeti të stacioneve të përkohshme të grumbullimit, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin më efikas të projekteve në të ardhmen.
Galeria
Submitted by alfa4 on 17.07.2025 - 15:50