Mexhiti nga Haraçina: Po investojmë atje ku është pritur për vite me radhë!
28.07.2025
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Haraçinën me rastin e përfundimit të projektit për “Rregullimin e një pjese të kanalit anësor në Haraçinë”. Projekti është tërësisht i financuar nga buxheti i Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor me një vlerë prej 63,9 milionë denarësh.
Takimi joformal ministror i komunitetit të energjisë në Athinë
17.07.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Ana Laskoska, mori pjesë si pjesë e delegacionit maqedonas në takimin joformal ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili u mbajt në Athinë. Delegacioni u kryesua nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, znj. Sanja Bozhinovski.
Nënshkruhet marrëveshja për grant me BERZH për fillimin e fazës së dytë të Projektit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta
15.07.2025
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot nënshkroi marrëveshje për grant me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në vlerë prej 2 milionë euro, me të cilën fillon përgatitja e fazës së dytë të Projektit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta në Maqedoninë e Veriut