Po investohet në sigurimin e rrjetit të ujësjellësit për të gjitha komunat në vend

Се инвестира во обезбедување на мрежа за водоснабдување за сите општини во државатMinistri Nuredini realizoi takim me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi në të cilin takim biseduan për statusin e projekteve të ujësjellësit në komunë të financuara nga MMJPH në dy vitet e fundit.  U bisedua edhe për finalizimin e projektit për ndërtimin e sedimentit në stacionin filtrues për ujësjellësin në Komunën e Likovës, pastaj për projektin bazë të ujësjellësit në vendbanimin Nikushtak, për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë për vendbanimin Likovë- pjesë e trasesë 3 dhe për projektin ndërtimi i rrjetit dytësor të ujit në vendbanimin Orizare.  

Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për mundësitë dhe nevojat për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe bartjen e ujërave të zeza edhe për vendbanimet e tjera në komunë që do të përfshiheshin në listën e projekteve për të cilat është kërkuar kredi prej Bankës Evropiane të Investimeve dhe me të cilat planifikohet të sigurohen kushtet elementare për furnizimin me ujë dhe bartjen e ujërave të zeza në të gjitha komunat në vend.