Prezentohen gjashtë ligje të reja në fushën e menaxhimit të mbeturinave, të cilat janë në procedurë parlamentare

Rabotilnica_otpadNjë punëtori virtuale për njësitë e vetëqeverisjes lokale, me temën Menaxhimi i mbeturinave, u mbajt dje, si pjesë e aktiviteteve të rregullta të MMJPH-së për bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale. Në të u  paraqitën gjashtë ligjet e reja në fushën e menaxhimit të mbeturinave që janë në procedurë parlamentare.

Sipas zëvendësministressë Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, kjo paketë e ligjeve të reja pritet të përmirësojë situatën me menaxhimin e mbeturinave në RMV  me zbatimin konsekuent të legjislacionittë ri në të cilin MMJPH punoi gjatë katër viteve të kaluara që të mundësohet realizimi i aktiviteteve të parapara.

Udhëheqësi i sektorit të mbeturinave në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor prezentoi dokumentet e planifikimit dhe projekt-tekstet e ligjeve, duke paraqitur qëllimet e reja kombëtare, aktivitetet që parashikohen për të arritur qëllimet dhe risitë e planifikuara për njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Theks i veçantë u vu në dispozitat e ligjeve të reja mbi detyrimet që lindin për inspektorët e autorizuar të mjedisit jetësor dhe inspektorët komunal të komunave, komunave të Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit.