Nuredini: Energjia e pastër është çelësi për reduktimin e ndryshimeve klimatike dhe një të ardhme më të shëndetshme

Нуредини Чистата енергија е клучот за намалени климатски промени и поздрава иднинMinistri Nuredini foli në ditën e energjetikës të programit të kryesueses me # COP26, Mbretërisë së Bashkuar, kushtuar Aleancës për braktisjen e qymyrit (Power Post Coal Alliance) në të cilën është anëtare edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Në seancen plenare, fjalime mbajtën ministrat, si dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë ndërkombëtare të energjetikës dhe këshilltari special i OKB-së për klimën,  me qëllim përshpejtimin e braktisjes globale të prodhimit të energjisë me qymyr dhe një tranzicion të drejtë.

Duke paraqitur ambiciet kombëtare të trasuara në Kontributin kombëtar të rishikuar në Marrëveshjen e Parisit, ministri Nuredini tha:

-            Duke pasur parasysh se ambicia jonë e NDC-së sipas sektorëve barazohet me një reduktim prej 66% të emetimeve në sektorin e energjetikës deri në vitin 2030, duket se sfida klimatike, në një masë të madhe, në thelb është një sfidë e energjisë së pastër.

Ministri Nuredini prezantoi përpjekjet për të diversifikuar përzierjen tonë energjetike, duke investuar në burimet e ripërtëritshme të energjisë, por gjithashtu theksoi nevojën e mbështetjes nga vendet e zhvilluara në kuadër të partneriteteve të tilla për të arritur një tranzicion të suksesshëm dhe të drejtë të vendeve si ky i yni.

* Në Samitin e Klimës COP26 të OKB-së në Glasgow, u shpallën 27 anëtarë të rinj të Aleancës për heqjen e qymyrit (PPCA), duke sjellë anëtarësimin total të PPCA në 164 vende, qytete, rajone dhe biznese që po ndërmarrin veprime vendimtare për të përmbushur angazhimet e brendshme për heqjen graduale dhe bashkëpunimin për përshpejtimin e tranzicionit global nga qymyri në energjinë e pastër.Njëmbëdhjetë institucione financiare po i bashkohen Aleancës, duke e çuar totalin në 33 anëtarë financiarë me mbi 17 trilionë dollarë amerikanë, dhe angazhimi i PPCA me vendet e varura nga qymyri forcohet më tej nga anëtarë shtesë të qeverisë lokale dhe ndërmarrjeve komunale, si dhe partneriteti i ri me Fondet e Investimeve Klimatike.