Vendet e Basenit të Drinit në një fazë të re bashkëpunimi

Konferencija_drimskibasenPërfaqësuesit e vendeve të përfshira në projektin e “Basenit të Drinit” mbajtën Konferencën e Tetë, e cila shqyrtoi procesin e përgjithshëm të bashkëpunimit për menaxhimin e Basenit të Drinit dhe u diskutuan hapat e parashikuara për të ardhmen. Takimi riafirmoi angazhimin e vendeve, por edhe të palëve të tjera të interesit për menaxhim të përbashkët të qëndrueshëm të burimeve dhe përpjekjeve të integruara të zhvillimit.

Projekti i Menaxhimit të Basenit të Drinit promovon menaxhim të përbashkët të burimeve të përbashkëta ujore në basenin ndërkufitar, përfshirë zhvillimin e mekanizmave të koordinimit të menaxhimit të burimeve nën-basene.

Përfaqësuesit e vendeve të Basenit të Drinin dhe organizatave ndërkombëtare në rajon prezantuan pikëpamjet e tyre mbi bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm për menaxhimin e Basenit të Drinit, si dhe kontributin në zbatimin e Projektit të Drinit.

Kaja Shukova, sekretare shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, theksoi se duke pasur parasysh objektivat e Programit të Veprimit Strategjik dhe masat e propozuara, Maqedonia mbështet fuqimisht një fazë të re të mundshme dhe një projekt të ri për zbatimin e Programit Strategjik të Veprimit për Drinin.

Gerta Ljubonja, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Shqiptare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, vuri në dukje se Shqipëria vazhdon të jetë e përkushtuar në punën për zhvillimin e qëndrueshëm në Basenin e Drinit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Greke të Mjedisit dhe Energjisë Konstantinos Aravosis, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e menaxhimit të koordinuar të Basenit të Drinit dhe theksoi përparimin dhe arritjet e konsiderueshme. Ai vuri në dukje si shembull takimin në nivel ministror kushtuar iniciativës për krijimin e organeve të përbashkëta për Basenin e Prespës, në përputhje me Marrëveshjen e Prespës të vitit 2000.

Në takimin e zhvilluar online u prezantuan rezultatet e arritura në pesë vitet e fundit në kontekstin e bashkëpunimit ndërkufitar përmes aktiviteteve të mbështetura nga Projekti i Drinit, si dhe perspektivat për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, duke hapur mundësi të reja për zgjidhjen e problemeve të identifikuara bashkërisht për mbrojtjen e vlerave unike hidrologjike dhe të biodiversitetit të Pellgut të Drinit. Një fazë e re është iniciuar përmes së cilës vendet e Basenit të Drinit do të punojnë në zbatimin e Programit të Veprimit Strategjik për Drinin.

Sfidat me të cilat përballet Baseni i Drinit sot, si pjesë e një sistemi të integruar natyror, kanë të bëjnë me eksploatimin e ekzagjeruar dhe ndotjen, e cila në kombinim me ndryshimet klimatike i dobësuan aftësitë e eko-sistemit për adaptimin dhe rigjenerimin e tij.