Mexhiti në MEF 2025

16.06.2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mbajti një fjalim në hapjen solemne të MEF Energy Forum 2025 – një forum rajonal i dedikuar tranzicionit energjetik dhe sfidave klimatike në Ballkanin Perëndimor

Njoftim

04.06.2025
Ju njoftojmë se nesër, e enjte, më 5 qershor 2025, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Klubit të Deputetëve, do të mbahet konferenca e parë vjetore e organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me titullin “Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm”, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.

Menaxhimi i ujërave, në fokus të Grupit Sektorial të Punës për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike

04.06.2025
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  mbajti Grupin Punues Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga institucionet shtetërore përkatëse, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile dhe sektori privat.