
Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Laškoska, zhvilloi një takim me Kawahara Setsuko, ambasadore e jashtzakonshme dhe e autorizuar e Japonisë në vendin tonë.
Në takim u shkëmbyen informacione dhe të dhëna për zbatimin e Konventës për rregullimin e tregtisë ndërkombëtare me specie të rrezikuara të faunës dhe florës së egër (CITES), veçanërisht për mbrojtjen dhe rregullimin e tregtisë ndërkombëtare të anguilave të ujërave të ëmbla, përfshirë anguilën evropiane dhe atë japoneze.
Përveç kësaj, u diskutua propozimi i BE-së për përfshirjen e anguilave të ujërave të ëmbla në Shtojcën II të CITES dhe rritjen e nivelit të mbrojtjes së anguilës evropiane përmes transferimit nga Shtojca II në Shtojcën I të CITES.
Aktivitetet lidhen me Konferencën e 20-të të palëve të kontraktuara të CITES, që do të mbahet nga 24.11 deri më 05.12.2025 në Uzbekistan, ku shtetet anëtare të CITES do të votojnë për propozimet e përmendura.