NUREDINI: Ne e vëmë Kënetën  Studençishko nën mbrojtje të përkohshme

studencisko_blatoGjatë procedurës për shpalljen e lokalitetit Këneta   Studençishko si zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi një Vendim për mbrojtjen e saj  të përkohshme. Mbrojtja e përkohshme e zonës do të zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të deklarojë Kënetën  Studençishko si një zonë të mbrojtur, e cila është faza përfundimtare e përgatitjes. Në ndërkohë, sipas Konventës Ramsar Këneta  Studençishko është shpallur një habitat uji me rëndësi ndërkombëtare.

Sipas Vendimit për mbrojtje të përkohshme të Kënetës  Studençishko, për tërë kohën e mbrojtjes së përkohshme të zonës nuk do të zbatohen aktivitetet e PUN-it ekzistues të qytetit të Ohrit në pjesën e Komunitetit Urban – KU 17, blloku Urban -

BU 17.1, si dhe përgatitjen dhe miratimin e planeve urbanistike dhe projekteve urbane, projekteve urbane për rregullimin e katit përdhes, zbatimin e një procedure për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, zbatimin e një procedure për shndërrimin e përhershëm të tokës bujqësore  në tokë ndërtimore, asgjësimin e rrënojave dhe mbeturinave komunale, përdorimin e produkteve të mbrojtjes kimike dhe plehrave minerale për aktivitete bujqësore, dhënien e koncesineve të  reja ose rinovimin e koncesioneve ekzistuese në përputhje me rregulloret për koncesione dhe partneritetin publik-privat, rregulloret për tokën e ndërtimit, si dhe rregulloret në fushën e gjuetisë dhe peshkimit dhe zgjerimit ose ndërtimit të rrugëve të reja.

Gazeta Zyrtare nr. 164 – faq. 34/35