Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt një takim pune bilateral ndërmjet zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrit për Ekologji, Planifikim Hapësinor dhe Urbanizëm të Malit të Zi, Damjan Çulafiq.
Ministria e Mjedisit Jetesor dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërmarrë hapin e parë praktik për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Ariun e Kafët, duke vendosur gardhe elektrike me energji diellore për mbrojtjen e fermerëve dhe bletarëve në fshatrat e Sharrit.
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, si pjesë e delegacionit maqedonas të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, po merr pjesë në Konferencën e tretë të Kombeve të Bashkuara për Oqeanin.
Ju njoftojmë se nesër, e enjte, më 5 qershor 2025, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Klubit të Deputetëve, do të mbahet konferenca e parë vjetore e organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me titullin “Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm”, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.
Ju informojmë se nesër, e enjte, më 29 maj 2025, me fillim në ora 09:30, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Konferencën e 6-të ndërkombëtare “Rruga drejt menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave”, në organizim të Shoqatës për Menaxhim me Mbeturina të Ngurta (MaSWA).
15.05.2025, e enjte, me fillim nga ora 12.00 në Çair, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, do të ndjek fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e sistemit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit në lagjen e Dizhonit, me vlerë për 88 milion denarëve grant qeveritar.
Ndryshim Pozitiv
Video edukative, spote televizive dhe emision televiziv