
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në periudhën prej 18.09.2025 (ora 11:00) deri më 19.09.2025 (ora 11:00) janë kryer matje indikative të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës.
Matjet janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM, nefelometër që mundëson ndjekjen e koncentrimeve të grimcave në kohë reale, me selektim të fraksionit PM₁₀. Për monitorim është përdorur instrumenti ES-642, METONE, USA, i certifikuar për matje indikative sipas MCERTS, UK.
Rezultatet e matjeve:
- Koncentrimi mesatar: 9.8 µg/m³
- Vlera maksimale e matur: 43.3 µg/m³
- Vlera momentale: 8.2 µg/m³
Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare.
Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me Uredhësen për vlerat kufitare për substancat ndotëse në ajrin ambienal („Gazeta Zyrtare e RM“, nr. 183/17).
Ministria do të vazhdojë me ndjekjen e rregullt të cilësisë së ajrit dhe me informimin e opinionit në kohë.