Cilësia e ajrit në Trubarevë – rezultatet nga gjendja aktuale dhe pas zjarrit

Kumtesat
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se janë kryer matje të cilësisë së ajrit në Trubarevë
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se janë kryer matje të cilësisë së ajrit në Trubarevë
19.09.2025

 

Shkup, 19.09.2025 – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se janë kryer matje të cilësisë së ajrit në Trubarevë në dy periudha të ndryshme:

  1. 13–14 shtator 2025 (pas zjarrit në deponë e “F-Grupacioni”),

  2. 18–19 shtator 2025 (matje indikative aktuale).

Rezultatet aktuale (18–19 shtator 2025):

  • Mesatarja e PM₁₀: 9,8 µg/m³

  • Vlera maksimale: 43,3 µg/m³

  • Vlera momentale: 8,2 µg/m³

Aktualisht nuk ka tejkalim të kufijve të lejuar, përqendrimet e PM₁₀ janë brenda normave të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve.

Rezultatet nga zjarri (13–14 shtator 2025):

  • Grimca PM₁₀: 92,65 µg/m³ (mbi kufirin e lejuar prej 50 µg/m³)

  • Plumb (Pb): 0,75 µg/m³ (mbi 0,5 µg/m³)

  • Kadmium (Cd): 59,1 ng/m³ (mbi 5 ng/m³)

  • Arsen (As): 8,9 ng/m³ (mbi 6 ng/m³)

  • Nikel (Ni): 6,4 ng/m³ (brenda kufijve të lejuar, nën 20 ng/m³)

Pas zjarrit është regjistruar tejkalim i konsiderueshëm i kufijve të lejuar për PM₁₀, plumb, kadmium dhe arsen. Janë matur përqendrime të larta të grimcave dhe metaleve të rënda, por matjet aktuale tregojnë se gjendja e ajrit është stabilizuar dhe është brenda kufijve të lejuar.

Ministria dhe Inspektorati Shtetëror do të vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe informim të përkohshëm të opinionit.

Submitted by alfa4 on 19.09.2025 - 18:08