Ministri Mexhiti në takim bilateral me ministrin e Ekologjisë së Malit të Zi, Damjan Çulafiq
16.06.2025
Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt një takim pune bilateral ndërmjet zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrit për Ekologji, Planifikim Hapësinor dhe Urbanizëm të Malit të Zi, Damjan Çulafiq.
Njoftim
04.06.2025
Ju njoftojmë se nesër, e enjte, më 5 qershor 2025, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Klubit të Deputetëve, do të mbahet konferenca e parë vjetore e organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me titullin “Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm”, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.
Menaxhimi i ujërave, në fokus të Grupit Sektorial të Punës për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike
04.06.2025
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbajti Grupin Punues Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga institucionet shtetërore përkatëse, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile dhe sektori privat.
Punëtoria për zhvillimin e Strategjisë Rajonale për Mbrojtjen e Rrëqebullit të Ballkanit
03.06.2025
Në përputhje me obligimet e ndërmarra nga vendet e rajonit pas përfshirjes së rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në Aneksin I të Konventës për Speciet Migratore (CMS), sot dhe nesër në Shkup mbahet një seminar rajonal dy-ditor kushtuar zhvillimit të Strategjisë Rajonale për Ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit.
Njoftim
28.05.2025
Ju informojmë se nesër, e enjte, më 29 maj 2025, me fillim në ora 09:30, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Konferencën e 6-të ndërkombëtare “Rruga drejt menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave”, në organizim të Shoqatës për Menaxhim me Mbeturina të Ngurta (MaSWA).