Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, e vizitoi SHFK Ismail Qemali në Çair, ku sot nën moton “Unë jam eko-heroi i ri”, u mbajtë punëtoria edukative ekologjike për nxënësit më të vegjël në kuadër të fushatës multimediale kombëtare “Ndryshimi pozitiv”