
Shkup, 06.05.2025
Mexhiti i bëri thirrje komunitetit akademik, komunave, institucioneve shkencore dhe arsimore, sektorit privat dhe shoqatave të qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë drejtpërdrejt në njërën nga thirrjet e hapura, në mënyrë që, sipas tij, idetë e gjelbra të mund të transformohen në projekte konkrete të mbështetura nga BE!
Programi LIFE mbështet projekte në katër fusha kryesore:
- Mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit
- Ekonomi cirkulare
- Veprimi ndaj klimës – zbutja dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike
- Energji e pastër dhe burime të qëndrueshme
Idetë, vizionet dhe iniciativat tuaja për një të ardhme të qëndrueshme tani mund të mbështeten me fonde të konsiderueshme evropiane, shkroi në rrjetet sociale zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.
Për t'u bërë pjesë e programit, palët e interesuara duhet të regjistrohen për të ndjekur ditët virtuale informuese #EULife25 nga 13 deri më 15 maj, ku kanë mundësinë të marrin këshilla dhe udhëzime për plotësimin e aplikimeve direkt nga ekspertë evropianë.
Më shumë informacion rreth thirrjeve të hapura dhe ditëve informuese në linkun e mëposhtëm: