Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbajti Grupin Punues Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga institucionet shtetërore përkatëse, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile dhe sektori privat.
Në përputhje me obligimet e ndërmarra nga vendet e rajonit pas përfshirjes së rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në Aneksin I të Konventës për Speciet Migratore (CMS), sot dhe nesër në Shkup mbahet një seminar rajonal dy-ditor kushtuar zhvillimit të Strategjisë Rajonale për Ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit.
Shkup, 30 maj 2025 –Zevendes kryeministri i Parë dhe Minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, udhëhoqi sot një takim koordinues me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh (UNOPS), si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.
Ju njoftojmë se nesër, e enjte, më 5 qershor 2025, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Klubit të Deputetëve, do të mbahet konferenca e parë vjetore e organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me titullin “Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm”, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.
Ju informojmë se nesër, e enjte, më 29 maj 2025, me fillim në ora 09:30, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Konferencën e 6-të ndërkombëtare “Rruga drejt menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave”, në organizim të Shoqatës për Menaxhim me Mbeturina të Ngurta (MaSWA).
15.05.2025, e enjte, me fillim nga ora 12.00 në Çair, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, do të ndjek fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e sistemit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit në lagjen e Dizhonit, me vlerë për 88 milion denarëve grant qeveritar.
Ndryshim Pozitiv
Video edukative, spote televizive dhe emision televiziv