Njoftim
24.06.2025
Ju njoftojmë se nesër, e martë, më 25 qershor 2025, me fillim në ora 11:30, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, së bashku me kryeministrin z. Hristijan Mickovski dhe ministrin e Shëndetësisë, z. Azir Aliu, do të realizojnë vizitë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.
Ministri Mexhiti në takim bilateral me ministrin e Ekologjisë së Malit të Zi, Damjan Çulafiq
16.06.2025
Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt një takim pune bilateral ndërmjet zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrit për Ekologji, Planifikim Hapësinor dhe Urbanizëm të Malit të Zi, Damjan Çulafiq.
Njoftim
04.06.2025
Ju njoftojmë se nesër, e enjte, më 5 qershor 2025, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Klubit të Deputetëve, do të mbahet konferenca e parë vjetore e organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me titullin “Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm”, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.