Sot, në disa komuna të vendit, ashtu si edhe në gjithë Evropën, nën moton "Kombino dhe lëviz", ka filluar shënimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (nga 16 deri më 22 shtator), e cila këtë vit organizohet me temën "Lëvizshmëri për të gjithë"
Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se janë në koordinim të vazhdueshëm me Inspektoratin për Mjedis Jetësor, Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera kompetente të shtetit pas zjarrit në Trubarevë.
Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot u mbajt një brifing me mediat lidhur me gjendjen pas zjarrit në deponinë e mbetjeve elektronike në Trubarevë.
Me kërkesë të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, është dërguar rekomandim deri te komunat për zbatimin e kontrolleve të detajuara dhe identifikimin e të gjitha deponive të paligjshme dhe lokacioneve të paregjistruara për mbeturina, si dhe përgatitjen e planeve për largimin e tyre sistematik.
Zjarri që shpërtheu dje në objektin për riciklim të baterive dhe mbeturinave elektronike në fshatin Trubarevë është plotësisht i shuar dhe i lokalizuar. Lufta zgjati më shumë se 15 orë, dhe ekipet nga shumë institucione, me një angazhim intensiv dhe të koordinuar, arritën të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Institutin për Shëndet Publik, Shtabin e Krizës të Qeverisë së RMV-së, dhe Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, informon opinionin se janë ndërmarrë masa të menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si pasojë e zjarrit që shpërtheu në depozitën e mbeturinave elektronike në Trubarevë
Ndryshim Pozitiv
Video edukative, spote televizive dhe emision televiziv