Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në ambientet e Qeverisë realizoi një takim pune me Shkëlqesinë e Saj, Angela Aggeler, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.