Rekonstrukcionin e sistemit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit në lagjen e Dizhonit
14.05.2025
15.05.2025, e enjte, me fillim nga ora 12.00 në Çair, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, do të ndjek fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e sistemit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit në lagjen e Dizhonit, me vlerë për 88 milion denarëve grant qeveritar.
MEXHITI: Me punë dhe përkushtim, ndryshimi vërehet në çdo pjesë të Tetovës
14.05.2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, morën pjesë në fillimin e rindërtimit dhe zgjerimit të rrjetit primar të furnizimit me ujë në vendbanimin Vonvardarska, me një gjatësi prej 2.600 metrash.
Fillon hartimi i studimit për vlerësimin e vlerave natyrore të masivit të Jabllanicës
12.05.2025
Shkup, 12 maj 2025 – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fillon me hartimin e Studimit për vlerësimin e vlerave natyrore të masivit të Jabllanicës, si hap i parë dhe thelbësor në procesin e shpalljes së këtij territori si zonë e mbrojtur, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës.
Мexhiti: Në Kavadar investojmë mbi një milion euro në përmirësimin e infrastrukturës ujore
02.05.2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot e vizitoi komunën e Kavadarit si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili vëzhgoi realizimin e disa projekteve nga fusha të ndryshme që realizohen me ndihmë shtetërore.