FTESË PËR MEDIAT, Nënshkrimi i marrëveshjes së grantit me BERZH

Kumtesat
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ju fton të merrni pjesë në ngjarjen me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e projektit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve t
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
15.07.2025
FTESË PËR MEDIAT

Vendndodhja: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, salla e takimeve, kati i 7-të
Data: 15 korrik 2025 (e martë)
Koha: Ora 15:30

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ju fton të merrni pjesë në ngjarjen me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e projektit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, i financuar përmes Fondit të Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Në ngjarje do të mbajnë fjalime:

  • Izeti Mexhiti, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • Sh.T. Mihalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut
  • Biljana Milosheska, BERZH

Granti në vlerë deri në 2 milionë euro është i dedikuar për realizimin e studimeve të fizibilitetit dhe analizave për aspektet mjedisore dhe sociale për Rajonin e Vardarit dhe Rajonin Juglindor.

Ftojmë gazetarët, kameramanët dhe fotografët të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Submitted by alfa4 on 15.07.2025 - 10:08