Mexhiti nga Haraçina: Po investojmë atje ku është pritur për vite me radhë!

28.07.2025
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Haraçinën me rastin e përfundimit të projektit për “Rregullimin e një pjese të kanalit anësor në Haraçinë”. Projekti është tërësisht i financuar nga buxheti i Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor me një vlerë prej 63,9 milionë denarësh.