
Sot, në hapësirat e UNDP-së, e cila është agjenci implementuese e OKB-së për realizimin e projektit, u mbajt takimi i parë i Komitetit Udhëheqës me qëllim të informimit të ndërsjellë mbi ecurinë e zbatimit të aktiviteteve të projektit dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen.
Zëvendësministrja Lashkoska shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm me UNDP-në dhe e theksoi rëndësinë e projektit në përgatitjen e dokumenteve që nuk janë vetëm një detyrim i shtetit në përputhje me Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjen e Parisit, por gjithashtu paraqesin një bazë për shqyrtimin e situatës në lidhje me emetimet e gazrave serrë në vend dhe masat për zvogëlimin e tyre.
Lashkoska edhe një herë e riafirmoi nevojën për optimizimin e kërkesave që burojnë nga legjislacioni evropian, në lidhje me obligimet e vendit si palë e Komunitetit Energjetik dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së në fushën e klimës, të cilat janë të përfshira edhe në propozim-ligjin për veprim klimatik.
Zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Ana Çernishova, theksoi se ky është një nga projektet më të rëndësishme në portofolin e UNDP-së, por edhe për vendin, pasi ndihmon vendit tonë që t’i përmbushë detyrimet e ndërmarra me ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjen e Parisit.
Ajo thekësoi se në kuadër të projektit janë përfshirë palë përgjegjëse kompetente nga sektori akademik, por edhe ekspertë të tjerë që kanë njohuri dhe përvojë për përgatitjen e dokumenteve cilësore, të cilat do ta ndihmojnë shtetin jo vetëm në procesin e raportimit për ndryshimet klimatike, por edhe në zbatimin e veprimit klimatik.