Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti, sot realizoi një takim pune me shefin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Dr. Akim Ali dhe koordinatoren e procesit Simona Atanasova, në të cilin u prezantua versioni përfundimtar i Strategjisë së Bashkëpunimit për periudhën 2026-2030
Sot, në hapësirat e UNDP-së, e cila është agjenci implementuese e OKB-së për realizimin e projektit, u mbajt takimi i parë i Komitetit Udhëheqës me qëllim të informimit të ndërsjellë mbi ecurinë e zbatimit të aktiviteteve të projektit dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen.
Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të interkonektorit të gazit me Greqinë – një projekt strategjik për sigurinë energjetike dhe integrimin rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ju fton të merrni pjesë në ngjarjen me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e projektit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, i financuar përmes Fondit të Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Ju informojmë se nesër, e premte, më 27 qershor 2025, me fillim në ora 14:00, në Strugë do të fillon faza e parë e projektit madhor për rekonstruimin dhe zëvendësimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit nga gypat prej azbesti.
Ju informojmë se nesër, të mërkurën, më 25 qershor 2025, me fillim në ora 13:00, në Qendrën Mediatike të Qeverisë, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, do të mbajë një konferencë për shtyp me rastin e shënimit të njëvjetorit nga formimi i Qeverisë.
Ndryshim Pozitiv
Video edukative, spote televizive dhe emision televiziv