Me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Qeveria në seancën e sotme miratoi Informacionin për zbatimin e projektit për përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në Kërçovë.
Shkup, 29.04.2025. Zëvendësministrja në detyrë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, sot mori pjesë në ngjarjen në të cilën u prezantuan rezultatet e arritura dhe pajisjet e projektit iu dorëzuan zyrtarisht komunës së Gjorce Petrov në kuadër të projektit ndërkufitar "Sistem inteligjent për zbulimin e hershëm të përmbytjeve dhe monitorimin e mbeturinave në pellgun e lumit Lepenec".
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në ambientet e Qeverisë realizoi një takim pune me Shkëlqesinë e Saj, Angela Aggeler, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ju njoftojë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar pjesëmarrjen e vendit tonë në të gjitha thirrjet në kuadër të programit LIFE të BE-së.
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, çdo ditë punojmë aktivisht në miratimin dhe zbatimin e ligjeve kyçe që do të sjellin zgjidhje afatgjata për ajër të pastër, ujë të pastër, mbrojtje të natyrës dhe menaxhim modern të mbetjeve.
Ju njoftojmë se nesër, e mërkurë, më datë 16.04.2025, në ora 11.00, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti do të inspektojë aktivitetet për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Orizarë
Ndryshim Pozitiv
Video edukative, spote televizive dhe emision televiziv