
Sot, në disa komuna të vendit, ashtu si edhe në gjithë Evropën, nën moton "Kombino dhe lëviz", ka filluar shënimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (nga 16 deri më 22 shtator), e cila këtë vit organizohet me temën "Lëvizshmëri për të gjithë".

Shumë njerëz përballen me sfida siç janë kostot e larta ose mungesa e opsioneve të transportit, të cilat ua kufizojnë qasjen në vendet e punës, arsim dhe shërbime bazë – kjo njihet si varfëri transporti. Në vitin 2025, Java Evropiane e Lëvizshmërisë na fton të synojmë dhe të ndërtojmë një shoqëri ku shërbimet e transportit janë të disponueshme, të qasshme, të përballueshme, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta, por gjithashtu të krijojmë kushte ku transporti publik, ecja dhe çiklizmi të jenë opsione të qëndrueshme për të gjithë. Të ndihmojmë komunitetet lokale dhe familjet të përshtaten me ndryshimet shoqërore moderne përmes mbështetjes së zgjidhjeve të përballueshme dhe të qëndrueshme për lëvizshmëri.
Qëllimi është të dërgohet një mesazh i fuqishëm se duhet të inkurajohet sinergjia mes njerëzve dhe hapësirave, si dhe të shfrytëzohet ekspertiza, kreativiteti dhe përkushtimi i tyre për ngritjen e vetëdijes për lëvizdhmëri të qëndrueshme dhe për promovimin e ndryshimeve të sjelljes në dobi të lëvisshmërisë aktive. Tema e këtij viti reflekton nevojën e të gjithë banorëve të Evropës për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të krijuar kushte ku transporti publik, ecja dhe çiklizmi të jenë opsione të qëndrueshme për të gjithë.
Si koordinator kombëtar, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përveç qyteteve – secili prej të cilëve është bartës dhe organizator i aktiviteteve në hapësirat e veta urbane – i fton edhe të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare, kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe të gjithë sektorin civil në vendin tonë që t’i bashkohen kësaj fushate evropiane. Njëkohësisht, MMPH i bën thirrje të gjithë aktorëve të jetës shoqërore që gjatë këtyre 7 ditëve të ndajnë praktikat e tyre më të mira për lëvizshmëri urbane dhe të ndërmarrin hapa e masa që do të mundësojnë një mjedis të karbonit neutral (përkatësisht një kontinent neutral ndaj karbonit), që është edhe synimi afatgjatë i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë .Po ashtu, Ministria fton që të gjithë të marrin pjesë në shënimin e 22 Shtatorit – Ditës pa Automjete, përmes mbylljes së rrugëve kryesore për qarkullim dhe organizimit të një defileu me biçikleta.
Deri më sot, për pjesëmarrje në shënimin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2025 në vendin tonë, janë përfshirë qytetet: Velesi, Strumica, Prilepi, Struga, Kavadari, Koçani dhe Tetova, ndërsa qytetet e tjera ende kanë mundësi të regjistrohen në https://registration.mobilityweek.eu/login.php?lang=mk.
Si informacion, në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë me aktivitetet e tyre në mbarë Evropën dhe botën, këtë vit në fillim të javës janë regjistruar 2010 qytete nga 44 shtete të Evropës dhe botës.