Lajme
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ofron mbështetjen më të madhe deri më tani për rinovimin ekologjik dhe infrastrukturor në nivel lokal

17.07.2025
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ofron mbështetjen më të madhe deri më tani për rinovimin ekologjik dhe infrastrukturor në nivel lokal
Sot u nënshkruan marrëveshje përmes të cilave 51 komunave do t’u ndahen rreth 2.5 miliardë denarë për realizimin e 143 projekteve infrastrukturore në fushën e furnizimit me ujë, kanalizimit, mbrojtjes nga reshjet atmosferike dhe rregullimit të shtretërve të lumenjve.
“Këto janë investime në dinjitetin e qytetarëve dhe përgjegjësinë ndaj natyrës. Për herë të parë investojmë në një front kaq të gjerë, në të gjitha pjesët e shtetit. Qytetarët duhet të ndiejnë se institucionet punojnë për ta, se ndryshimi është i dukshëm dhe se e ardhmja ia vlen”
- deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Me këto mjete do të ndërtohen ose rinovohen:
- stacione për pastrimin e ujërave,
- rrjete kanalizimi fekal dhe atmosferik,
- rrjete ujësjellësi dhe rezervuarë,
- sisteme SCADA dhe GIS për monitorim dhe menaxhim,
- sisteme për largimin e ujërave të zeza dhe
- pajisje urbane për menaxhimin e mbeturinave.
Kjo është mbështetja më e gjerë që Ministria e ka realizuar ndonjëherë përmes ndarjes së mjeteve kapitale për komunat, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, parandalimin e përmbytjeve, ndotjes dhe mundësimin e planifikimit të qëndrueshëm në zonat urbane dhe rurale.