Punëtoria për zhvillimin e Strategjisë Rajonale për Mbrojtjen e Rrëqebullit të Ballkanit

Lajme
Sot dhe nesër në Shkup mbahet një seminar rajonal dy-ditor kushtuar zhvillimit të Strategjisë Rajonale për Ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit
Punëtoria për zhvillimin e Strategjisë Rajonale për Mbrojtjen e Rrëqebullit të Ballkanit
03.06.2025

Në përputhje me obligimet e ndërmarra nga vendet e rajonit pas përfshirjes së rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në Aneksin I të Konventës për Speciet Migratore (CMS), sot dhe nesër në Shkup mbahet një seminar rajonal dy-ditor kushtuar zhvillimit të Strategjisë Rajonale për Ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit.

Ngjarja organizohet në partneritet me UNEP Vienna, SHME, EuroNatur dhe IUCN Cat Specialist Group, dhe synon që të vendos themel për bashkëpunim rajonal në mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit - një simbol i trashëgimisë natyrore dhe biodiversitetit të Ballkanit Perëndimor.

Punëtoria synon shqyrtimin e draft-strategjisë për mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit dhe harmonizimin e objektivave të saj për një zbatim më efikas dhe të koordinuar.

Submitted by alfa4 on 03.06.2025 - 15:38