
Shkup, 20.05.2025. Sot, për nder të 20 Majit, Ditës Botërore të Bletëve, Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska mori pjesë në hapjen zyrtare të Parkut të parë të Bletëve në vend, i vendosur brenda Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit.
"Nuk mund të mos jemi të magjepsur jo vetëm nga organizimi unik dhe funksionimi i përsosur i kolonive të bletëve, por edhe nga dobia e bletëve dhe rëndësia e tyre për mjedisin, mbijetesën e ekosistemeve, biodiversitetit dhe sigurisht prodhimin e ushqimit"
- tha Lashkoska në fjalimin e saj përshëndetëse, duke shtuar se për këtë arsye, ekzistenca e një objekti të tillë edukativ dhe informues që është unik në përmbajtjen dhe dimensionin e tij, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin më të gjerë, është shumë e rëndësishme dhe në të cilin vizitorët, nga më të vegjlit deri te më të vjetrit, do të kenë mundësinë të kuptojnë pse bletët janë kaq të rëndësishme si nga aspekti i sigurimit të ushqimit, por edhe nga aspekti i biodiversitetit dhe mbijetesës së ekosistemeve në mjedis.
Nga OKB-ja, bleta është shpallur krijesa më e dobishme në planet dhe të dhënat tregojnë se prej 70 deri në 80 përqind bletët janë përgjegjëse të pjalmimit të bimëve. Është një nga pjalmuesit më të rëndësishëm në natyrë dhe është drejtpërdrejt përgjegjës për rendimentet e shumë kulturave, perimeve, frutave, arrave, pra në prodhimin e ushqimit, por edhe në pjalmimin e specieve të egra, gjë që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit në ekosisteme.
Fatkeqësisht, vitet e fundit, kanë dalë në pah shumë faktorë që përbëjnë një kërcënim për mbijetesën e kësaj specie të rëndësishme biologjike, siç është përdorimi në rritje i pesticideve në prodhimin modern të ushqimit, humbja e habitateve natyrore dhe sigurisht ndryshimi i klimës, dhe për këtë arsye, nevojitet vëmendje dhe kujdes më i madh për këtë specie.
Parku i Bletëve u ndërtua me mbështetjen e Republikës së Sllovenisë në kuadër të projektit "Gratë Bletare - Nxitëset e Ndryshimeve Pozitive në Maqedoni", dhe zbatohet nga organizata humanitare dhe zhvillimore ADRA Maqedoni.
Në ngjarje, përveç Lashkoskës, fjalime mbajtën edhe dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Ushqimit, prof. dr. Mile Markoski, ambasadori i Sllovenisë, E.T. Gregor Presker, si dhe drejtori i ADRA Maqedonisë, Vanço Trajkovski.