
Ju njoftojmë se nesër, e martë, më 25 qershor 2025, me fillim në ora 11:30, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, së bashku me kryeministrin z. Hristijan Mickovski dhe ministrin e Shëndetësisë, z. Azir Aliu, do të realizojnë vizitë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.
Vizita organizohet me rastin e përfundimit të 11 projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe mjekësore në Klinikë, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve për trajtim dhe kujdes ndaj pacientëve më të vegjël. Ndër projektet e realizuara, veçohet largimi i mbi 40 tonë mbeturina – mobilie të vjetra, pajisje elektronike dhe inventar mjekësor – që për herë të parë realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjen sociale REDI Riciklim, e cila, në përputhje me standardet mjedisore dhe licencën përkatëse, merret me menaxhimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe synon formalizimin e mbledhësve joformalë të mbeturinave.
Ky projekt përbën një shembull pozitiv të përgjegjësisë ekologjike dhe ndërgjegjësimit shoqëror në institucionet shëndetësore.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje.
Janë të mirëseardhur gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë.
Me respekt,