
Shkup, 22.09.2025 Sipas kërkesës së Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Teknike, Laboratori AMBICON, ka kryer matje indikative të grimcave të pezulluara – fraksioni PM10 në zonën e Trubarevës, gjatë periudhës 14–18 shtator 2025.
Pikat e matjes ishin MM1-АК, 50 metra larg vendit të zjarrit, dhe MM2-АК, 150 metra larg, në oborrin e shkollës fillore të fshatit.
Rezultatet kryesore tregojnë përqendrime mesatare të PM10: 36–44 µg/m³, të gjitha brenda kufirit të lejuar 24-orësh prej 50 µg/m³.
Elementet e përfshira në grimca (Na, Mg, Al, Si, S, K, Ca, Fe, Cu, Zn, Pb dhe të tjerët) janë brenda vlerave normale për zonat urbane.
Përqendrimet e PM10 janë të sigurta dhe nuk e kalojnë kufirin ligjor. Rekomandohet monitorim i vazhdueshëm pranë vendit të zjarrit, veçanërisht gjatë aktiviteteve të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës.
Rezultatet vlejnë vetëm për vendet dhe periudhën e matjes të përmendura dhe mund të përdoren vetëm në tërësi.
Ministria do të vazhdojë të monitorojë rregullisht cilësinë e ajrit dhe të informojë publikut në kohë.