Kumtesë për media

Kumtesat
MMJPH informon publikun se janë marrë masa urgjente për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve si pasojë e zjarrit që shpërtheu në deponinë e mbeturinave elektronike në Trubarevo.
14.09.2025

Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Institutin për Shëndet Publik, Shtabin e Krizës të Qeverisë së RMV-së, dhe Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, informon opinionin se janë ndërmarrë masa të menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si pasojë e zjarrit që shpërtheu në depozitën e mbeturinave elektronike në Trubarevë.

Në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, janë marrë këto masa:

  • Është kërkuar nga Instituti për Shëndet Publik të bëhen analiza të ujit nga puset që i përdorin amvisëritë në afërsi të lokacionit të djegur.
  • Është ndaluar qasja dhe lëvizja në zonën e djegur për të parandaluar rreziqe të mëtejshme për shëndetin dhe sigurinë.
  • Gjatë 7 ditëve të ardhshme, një laborator i akredituar do të kryejë monitorim të vazhdueshëm 24/7 për cilësinë e ajrit ambienal në rajon.
  • Është dhënë rekomandim deri te Shkolla Fillore Komunale “Krum Toshev” në Trubarevë që të kufizojë lëvizjen e nxënësve në hapësirat e jashtme të shkollës deri në normalizimin e situatës.

Apelojmë tek qytetarët që të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve kompetente për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

Submitted by alfa4 on 14.09.2025 - 15:20