Lashkoska: Vizitë pune për forcimin e bashkëpunimit maqedono-turk

Lajme
Forcimin e bashkëpunimit maqedono-turk në fushën e mjedisit dhe klimës dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e cilësisë së ajrit dhe ndryshimeve klimatike
Vizitë pune për forcimin e bashkëpunimit maqedono-turk
05.09.2025

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Ivana Ginovska, sot dhe nesër ndodhen në një vizitë dyditore pune në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Klimës të Republikës së Turqisë.

Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e menaxhimit dhe përballjes me sfidat mjedisore, përfshirë edhe cilësinë e ajrit. Të dyja palët do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira për monitorimin e ajrit, zbatimin e standardeve ndërkombëtare për cilësinë e tij dhe zhvillimin e politikave të reja që do të ulin faktorët ndotës. Bashkëpunimi në këtë fushë është me rëndësi të veçantë për t’u përballur me sfidat globale si ndryshimet klimatike dhe ndotja urbane, si dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve në të dyja shtetet.

Në kuadër të vizitës, u zhvillua një takim bilateral ndërmjet zëvendësministres Lashkoska dhe zëvendësministres së Mjedisit të Turqisë dhe negociatores kryesore turke për ndryshimet klimatike, Fatma Varank. Në takim, ata diskutuan për sfidat e përbashkëta në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe shkëmbyen përvoja për zhvillimin e strategjive dhe politikave kombëtare për përshtatje dhe zbutje të ndryshimeve klimatike, si dhe për menaxhimin e burimeve natyrore.

Gjatë qëndrimit në Ankara, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, Ivana Ginovska, zhvilluan një takim pune në ambientet e ambasadës maqedonase me ambasadorin e Maqedonisë në Republikën e Turqisë, Sh. T. Jovan Manasievski. Në takim me ambasadorin Jovan Manasievski, bisedimet u fokusuan në avancimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimin e përvojave për projekte dhe iniciativa të ardhshme me interes të përbashkët, si dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Submitted by alfa4 on 05.09.2025 - 11:39