SOER 2015 – Republika e Maqedonisë

 

Temat dhe sektorët kryesorë të përfshirë në Raportin për gjendjen e mjedisit jetësor

Aprovimi dhe zbatimi i rregullativës nacionale i pasqyron angazhimet për realizimin e mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit jetësor. Përgatitja e raporteve bazohet në

„Ligjin për mjedisin jetësor”[1] dhe në ligjet e posaçme . Për raportet e gjendjes së mjedisit jetësor u aprovua „Rregullorja për formën, përmbajtjen, qëllimet, metodologjinë, burimet e të dhënave dhe vlerësimin e raportit “[2].

Në pajtim me nenin 45 dhe 46 të Ligjit për mjedisin jetësor, Qendra informative e Maqedonisë për mjedisin jetësor [3] përgatit raporte dhe artikuj për forumet ndërkombëtare. Midis raporteve bëjnë pjesë:

  • Raporti për cilësinë e mjedisit jetësor – për një vit (viti 2013) [4]
  • Raporti me indikatorë për mjedisin jetësor – për çdo dy vite (viti 2012)[5]
  • Statistika për mjedisin jetësor – për çdo dy vite (viti 2013)[6]
  • Raporti për gjendjen e mjedisit jetësor – për çdo katër vjet .

Rregullorja parasheh zbatimin e kornizave si:Forca lëvizëse, Presioni, Gjendja, Implikimi, Reaksioni (FPGJIR), indikatorët, veglat ICT, si dhe sigurimi i analizës dhe interpretimeve.

Konstatimet kyçe të Raportit për gjendjen e mjedisit jetësor

Ndotja e ajrit , nga viti 2002deri 2011 tregon trend të ndryshueshëm për SO2 dhe NOx. Në periudhën prej vitit 2002 deri 2008 , CO dhe TSM shënojnë rritje, ndërsa pastaj zvogëlim në periudhën prej vitit 2008deri 2011. Masat dhe programet për zvogëlimin e emisioneve dhe të ndotjes nuk janë shkaqet kryesore për vet zvogëlimin, por çështjet të lidhura me gjendjen në sektorin afarist, prodhimin e energjisë, proceset industriale etj.

Emisionet e përgjithshme sipas sektorit,në pajtim me Nomenklaturën e selektuar për ndotjen e ajrit (SNAP)[7], janë si pasojë e proceseve të djegies (60%), transportit (30-40%), proceseve prodhuese (30-35%), dhe të tjera - (më pak se 5% për shkak të mungesës së të dhënave).

Cilësia e ajrit nuk shënon rritje mbi vlerat kufitare për koncentrimin dhe pragjet për alarmim për SO2, NOx dhe CO. Tejkalime të vlerave qëllimore për  O3 regjistrohen për çdo vit gjatë verës, si pasojë e rritjes së rrezatimit diellor.

Tejkalimi i vlerave kufitare ditore për PM10 rezultoi në tejkalimin e vlerës kufitare mesatare vjetore. PM2.5 e ndjek trendin e PM10 dhe mbetet si sfidë edhe në të ardhmen.

Fotografia 1. Tejkalimi vlerave kufitare ditore për PM10

SOER 2015 grafik RM
Burimi: Indikatorët e mjedisit jetësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012

Konsumi i përgjithshëm i substancave që e hollojnë shtresën e ozonit (ODS) u zvogëlua për mbi 99% në periudhën prej vitit 1996 deri 2012 , përkatësisht vetëm13 tonë, prej të cilëve 75% nga konsumi i përgjithshëm ishte në sektorët për shkuma dhe pajisje për ftohje. Duhet nënvizuar se nuk ekziston prodhim vendor i ODS.

Nga periudha prej vitit 2000 deri 2009 , emisionet e përgjithshme të gazrave serrë (GHG) u zvogëluan për 28%. Rënia e madhe prej 12% në periudhën prej vitit 2008 deri 2009 ishte rezultat i krizës ekonomike botërore që ndikoi në prodhimtarinë industriale dhe shpenzimin e energjisë elektrike.Emisionet e GHG, sipas sektorëve, janë:

  • energjetika 73%;
  • bujqësia 10-13%;
  • mbeturinat 7%;
  • industria 7%.

Uji është nën presion nga ndryshimet klimatike dhe aktivitetet njerëzore. Në periudhën prej vitit 2002 deri 2011, shfrytëzimi i resurseve të ujërave të ëmbla ndryshonte, përfshirë rritjen në vitin 2004, duke i falënderuar industrisë përpunuese si shfrytëzues kryesor. Shfrytëzues kryesorë janë:

  • bujqësia 42%;
  • industria 29%;
  • amvisëritë 24%;
  • prodhimi i energjisë 2%.

Me sistemet e ujësjellësit menaxhojnë ndërmarrje publike. Përqindja e kyçjeve në sistemin e ujësjellësit në mjediset e qyteteve sillet midis 82% dhe 100%. 1 200 000 banorë janë të lidhur me ujësjellës publik.Në rajonet rurale, përqindja e kyçjeve është midis 10% dhe 100%.

Cilësia e ujit është në kuadër të vlerave kufitare, në pajtim me Rregulloren për kategorizim të ujërave[8]. Në qytete, konsumi i ujit të pijshëm është 0,300-0,400 m3/për banor/den, ndërsa në ato rurale 0,250 m3/për banor/den. Gjendja higjieniko- sanitare e ujit është në kuadër të vlerave kufitare.

Vetëm Drisllai përmbush kriteret e Direktivës së BE-së për deponi. Në vitin 2008 depozitoheshin 74% nga meturinat e ngurta komunale të grumbulluara (MNK). Kjo përqindje u rrit në  99,74% në vitin 2012, si rezultat i përfshirjes së madhe të sistemit nacional për grumbullimin e MNK. Rreth 1 000 deponi të pakontrolluara në rajonet rurale mbeten akoma problem.

Në vitin 2012, pjesëmarrja e ambalazhit të ricikluar ishte 12% nga ambalazhi i përgjithshëm i plasuar në treg, ndërsa përqindja e riciklimit sipas materialeve të veçanta është :

  • qelq 0,31%;
  • plastikë 19%;
  • letër dhe karton 18%;
  • paketim metalik 4%.

Sipas Planit hapësinor nacional, qëllimi për rajone të mbrojtura është 12% nga territori (deri në vitin 2020). Për momentin, në parqet nacionale bien 5%, në përmendoret e natyrës 3% dhe 1% në rajonet për më shumë qëllime si pjesë e rajonit të përgjithshëm të mbrojtur.

Nga aspekti i CORINE – mbështjellësit të tokës, ndryshim në dedikimin e tokës shfaqet te pyjet me gjethe të gjera, të cilat transformohen nëpyje të kalueshme me shkurre. Kjo rezulton me 45% nga ndryshimet e përgjithshme, si pasojë e prerjeve dhe zjarrit. 14% nga ndryshimet e përgjithshme janë për shkak të pyllëzimit.

Reaksionet kryesore politike të sfidave dhe problemeve kyçe ekologjike

Vendi është në proces të integrimit të BE-së, me harmonizim dhe implementim të kontinuar të Acquis të BE-së.

Ligji i Mjedisit Jetësor e jep bazën për politikën e mjedisit jetësor dhe për menaxhimin e të njejtës, duke i siguruar edhe drejtimet udhëheqëse dhe instrumentet e politikës.

Raporti i fundit për avancimin e Komisionit Evropian[9] konstaton transponim të plotë të direktivave për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor, vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor si dhe pjesëmarrjen dhe informimin e publikut për mjedisin jetësor. Një avancim i caktuar është vërejtur në lidhje me Direktivën INSPIRE dhe Direktivën për krim kundër mjedisit jetësor. Përaprim i konsiderushem është arritur edhe për direktivat NEC, CAFÉ, për metalet të rënda dhe bashkëdyzime organike të paqëndrueshme në stacionet e benzinës dhe faza e II e Direktivës për bashkëdyzime organike të paqëndrueshme.

Në vitin 2012 u miratua Plani ndërkombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit ambinetal[10], me masa për transportin, energjetikën, industrinë, bujqësinë, ndotjen e ajrit dhe cilësinë e ajrit. Programi për redukimin gradual të emisioneve të materieve ndotëse në nivel kombëtar[11], përmban projeksione për periudhën 2012-2020 dhe masa për reduktim.

Me politika të posaçme stimulohen ndryshime strukturore në industri, me përfitime për industritë intensive të ulta energjetike, përmirësimet në teknologjitë, pajisjet dhe sistemet, shfyrtëzimi i energjisë së ripërtëritur në fushat me emisione të zmadhuara, siç janë amvisëritë dhe industria.

Nevojiten përpjekje për integrimin e ndryshimeve klimatike në politikat e sektorëve të tjerë. U aprovua rregullativa ligjore për informimin e konsumatorëve për shpenzimin e karburanteve dhe emisioneve të CO2 për automjetet të reja të pasagjerëve. Plani i Tretë Kombëtar i Ndryshimeve Klimatike[12] identifikon 40 instalime për aktivitete në kuadër të sistemit për tregti me emisionet.

Politikat e transportit urban janë orinetuar drejtë përmirësimit të qarkullimit, trafikut dhe rolit të infrstrukturës së transportit në reduktimin e GHG-së. Automjetet e pasagjerëve janë një model dominues i transportit të pasagjerëve me pjesëmarrje prej 77% të vlerës së përgjithshme në pasagjer km, që ndikon në mjedisin jetësor dhe shëndetin.

Në lidhje me cilësinë e ujërave janë aprovuar Ligji i Ujërave[13], Strategjia Kombëtare e Ujërave, Ligji i Furnizimeve me Ujë[14], Ligji i Furnizimit me Ujë të Pijshëm dhe Grumbullimit të Ujërave të Zeza Urbane[15], si dhe një numër i madh i akteve nënligjore.

Me Ligjin për Menaxhim me Mbeturinat[16], Strategjinë Kombëtare për Menaxhim me Mbeturinat 2008–2020 dhe Planin Kombëtar për Menaxhim me Mbeturinat 2009–2015, harmonizimi me acquis i BE-së vazhdon me miratimin e akteve shtesë nënligjore.

Sistemi për menaxhimin e integruar rajonal me mbeturinat është një prioritet dhe nevojitet doemos rritja e investimeve, posaçërisht në aspekt të ndarjes dhe riciklimit të mbeturinave.

Deri në fund të vitit 2014 do të përfundojë revizioni i Strategjisë Kombëtare për Shumëllojshmëri Bilogjike me një plan aksional në drejtim të një rrjeti të integruar për vëzhgimin dhe mbrojtjen e mjedsit jetësor në bazë të Natura 2000.

Nevojiten edhe zhvillim i mëtutjeshëm dhe investime për vëzhgim dhe sisiteme informative, si dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale në nivel kombëtar dhe lokal. Theks i madh i vihet koordinimit midis institucioneve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendosje.

Çështjet karakterisike për vendin

Hartimi i indikatorëve themelorë kombëtarë (CSI) – në pajtim me CSI të ЕЕА, do të mundësojë vlerësimin e raportit kombëtar për gjendjen e mjedisit jetësor dhe krahasimin me vendet e tjera të BE-së.

Ekzistojnë raporte ose vlerësime të ndryshme, por janë ndërmarrë vetëm hapat e parë drejt hartimit gjithëpërfshirës të një raporti kombëtar për gjendjen e mjedisit jetësor në kuadër të DPSIR.

Ky raport do të mundësojë krijim më efektiv të politikës, vendosjes, komunikimit me publikun dhe zhvillimin e vetëdijes për rëndësinë e gjendjes së mjedisit jetësor me shembuj potencial të vlerësimit të integruar të mjedisit jetësor dhe metodologjitë për parashikime.

Referenca

[1] „Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 53/05, 81/05; 24/07; 159/08; 83/09; 48/10; 124/10; 51/11; 123/12 dhe 93/13

[2] „Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr. 81/10

[3] Qendra Informative e Maqedonisë e Mjedisit Jetësor, Sektor në MMJPH

[4] Raporti vjetor: Cilësia e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë, 2012

[5] Indikatorët e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë, 2012

[6] Statistika e mjedisit jetësor, 2013

[7] Nomenklatura e selektuar për ndotjen e ajrit

[8] „Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.18/99

[9] Raporti i përparimit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013

[10] „Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr.170/12, Plani kombëtar për mbrojtjen e ajrit ambiental, 2012

[11] „Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.106/12

[12] Plani i Tretë Kombëtar i Ndryshimeve Klimatike, 2013

[13] „Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 87/08; 06/09; 83/10; 51/11; 44/12 dhe 23/13

[14] „Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 85/03; 95/05; 103/08; 01/12 dhe 95/12

[15] „Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 68/04; 28/06; dhe 103/08

[16] „Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr. 08/04; 71/04; 102/08; 143/08; 124/10; 09/11; 51/11; 123/12 dhe 147/13

Referencat shtesë

Pasqyra e dytë e arritjeve në sferën e mjedisit jetësor, 2011

Plani i dytë kombëtar ekologjik , 2006

Zhvillimi i qëndrueshëm, 2013

Plani i dytë kombëtar aksional ekologjik, 2006