Sektori i Ndotjes Industriale dhe Menaxhimit me Rreziqet

Sektori i Ndotjes Industriale dhe Menaxhimit me Rrezikun përbëhet nga departamentet në vijim: Departamenti i Parandalimit të Integruar dhe Kontrollit të Ndotjes, Departamenti i Kimikateve dhe Aksidenteve Industriale dhe Departamenti  i Menaxhimit me Rrezikun dhe Atmosferën.

Në pajtim me Ligjin e Mjedisit Jetësor, nga 1 jаnari i vitit 2006 filloi implementimi i obligimeve të reja ligjore për industrinë, që kanë të bëjnë me Parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes. Ky sistem i PIKN lejeve përfshihet nga dy kapituj në këtë ligji,  kapitulli XII – Lejet e Integruara Ekologjike dhe kapitulli XIV – Lejet për Harmonizimin e Planeve Operative.

Kapitulli  XV i këtij  ligji ka të bëjë me Parandalimin dhe kontrollin e avarive me praninë e materieve të rrezikshme.

Departamenti i Parandalimit
të Integruar dhe
Kontrollit të Ndotjes
Departamenti i Kimikateve
dhe Aksidenteve
Industriale
Departamenti i Menaxhimit
me Rrezikun
dhe Atmosferën

Direktiva e (IPPC 96/61) për  PIKN, e Këshillit të BE-së nga 24 shtatori  i vitit1996 për Parandalimin e Integruar dhe Kontrollin e Ndotjes 96/61 KE paraqet një gur themel të politikës së përbashkët të BE-së në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor nga ndotësit e mëdhej industrial.

Kjo direktivë plotësisht është transponuar në Ligjin e Mjedisit Jetësor neni 95 paragrafi 1 dhe neni 135 (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.53/05, 81/05, 24/07,159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12 , 93/13, 187/13 dhe 42/14 ). Organ komptent për implementimin e këtyre akteve ligjore është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa procedura për PIKN është definuar në kaptullin XII të këtij ligji, me titull: “Leje të integruara ekologjike për punën e instalimeve që ndikojnë ndaj mjedisit jetësor”, si dhë akte tjera nënligjore që dalin prej tij, në pajtim me nenin  5 paragrafi 1 pika 1 e Dekretit për përcaktimin e aktiviteteve të instalimeve për të cilat jepet leje e integruar ekologjike, sidomos leje për harmonizimin me planin operativ (Gazeta Zyrtare e RM-së 89/2005), të gjitha instalimet dorëzojnë kërkesë për marrjen e Lejes së integruar ekologjike ose kërkesë për marrjen e lejes për harmonizimin me planin operativ).

Departamenti i PIKN-së e kryen zbatimin e procedurave për dhënien e lejeve, për harmonizimin me planin operativ dhe A-lejeve të integruara ekologjike, e kryen zbatimin e dispozitave ligjore në pjesën e PIKN-së, Departamenti punon në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve programore në këtë fushë duke pasur kujdes afatet ligjore për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Departamenti punon në shqyrtimin e analizave dhe kërkesave për lejet e integruara ekologjike dhe lejet për harmonizimin e  planit operativ, kryerjen e mbykqirjes në vendin e ngjarjes së instalimit për të cilën përgatet leje e integruar ekologjike ose leje për harmonizimin me planin operativ, Përgatitjen e proçesverbaleve nga takimet dhe vizitat në terren në instalimet, Kryerjen e shkëmbimit të të dhënave me shërbimet tjera të ministrisë, sidomos në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor, organet shtetërore, NJVL dhe oragnizatat joqeveritare.

Përgatitjen e dokumenteve të cilat do të jenë në dispozicion për publikun. Mbajtjen e mbledhjeve, Debateve  publike, shpalljen e kërkesave, projekt lejet dhe lejet PIKN të lëshuara.

Në kuadër të aktiviteteve të Departamentit të PIKN-së është edhe mbajtja e regjistrit të A dhe B- lejeve integruara ekologjike ose A dhe B lejeve për harmonizimin me planin opertativ nga MMJPH dhe komunat e RM-së.

Njëherësh, shqyrtohen edhe B-lejet e integruara ekologjike ose lejet për harmonizimin me planin operativ të lëshuara nga NJVL. Nëse përcaktohen mangësi, informohen autoritetet kompetente në lidhje me këtë, duke dhënë udhëzime për zbatimin e procedurës për B- lejet e integruara ekologjike ose B- lejet për harmonizimin me planin operativ,  procesimin e B-lejes për instalimin në zonat e mbrojtura apo komuna kur nuk ka kapacitet që t’I procesoj këto.

Neni 145 i Ligjit të Mjedisit Jetësor (Gazeta Zyrtare e RM-së 53/05, 81/05, 24/07,159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12 , 93/13, 187/13 dhe 42/14), ka të bëjë me Parandalimin dhe kontrollin e avarive me praninë e materive të dëmshme.

Departamenti i Kimikateve dhe Aksidenteve Industriale merret me dy fusha të lidhura me kontrollin e kimikateve të dëmshme:

  • Menaxhimin e grupeve të caktura të kimikateve dhe
  • Prandalimin e avarive me praninë e substancave të dëmshme.

Në lidhje me menaxhimin e kimikateve Departamenti merret me përgatitjen e mendimeve e kërkesave për import / eksport të kimikateve të caktuara, si dhe pajisjen që përmbanë kimikate të rrezikshme. Gjithashtu, Departamenti punon në menaxhimin e grupeve të caktuara të kimikateve (substancat që e vobekësojnë mbështjellësin e ozonit, ndotësit organikë perzistent, zhiva) duke filluar nga përgatitja e dokumenteve strategjike për aksionet konkrete për monitorimin, kontrollin, reduktimin dhe eliminimin e këtyre grupeve të kimikateve.

Parandalimi i avarive me praninë e  substanca të rrezikshme ka të bëjë me zbatimin e Kapitullit XV të Ligjit të Mjedisit Jetësor. Departamenti kryen detyra në bazë të udhëzimeve dhe drejtimeve  konkrete  që kanë të bëjnë me punët përgatitore në fushën e parandalimit të avarive. Në këtë kuptim Departamenti kryen evidencë  të instalimeve që punojnë me sasi të caktuara të kimikateve, azhurohet baza e të dhënave të instalimeve/sistemeve që skladojnë/aplikojnë substanca të rrezikshme. Krahas kësaj, Departamenti i bënë të gjitha përgatitjet (Manualin për përgatitjen e një raporti për masat e sigurisë, Udhëzues për përgatitjen dhe inspektimin e masave të sigurisë me sistemin e e listatve kontrolluese) për vlerësimin e papenguar dhe inspektimin e dokumenteve kyçe që lidhen me parandalimin e aksidenteve industriale që involvojnë  substanca të rrezikshme.

Departamenti i Menaxhimit të Rezikut dhe Atmosferës punon në azhurnimin e listës ekzistuese të pikave të nxehta në vend. Departamenti punon në  sistematizimin e instalimeve të definuara sipas fushave të punës të përcaktuara nga fusha, përgatit dokumentet strategjike, bën përgatitjen e dokumentave strategjike për preventimin dhe kontrollin e ndotjes të gjeneruara dhe emetuara nga pikat e nxehta  të  definuara, kryen përgatitjen e planeve të detajuara për menaxhimin e pranueshëm ekologjik me çdo instalim të identifikuar si një pike e nxehtë. Departamenti  mbanë evidencën dhe menaxhimin e pikave të nxehta dhe ndotjet historike dhe në lidhje me këtë realizon bashkëpunim me personat përgjegjës,  e bënë  zgjidhjen e problemeve që rezultojnë nga pikat e nxehta. Në bashkëpunim me Departamentin e PIKN-së dhe VNMJ, përgatit dokumente strategjike dhe plane aksionale për menaxhimin ekologjik të pranueshëm, duke përfshirë  planifikimin e sistemit të monitorimit për ndjekijen e situatave, punët e preventimit dhe kontrollin e ndotjes të gjeneruara dhe emetuara nga pikat e nxehta determinuese. Departamenti punon në sistematizimin e të dhënave nga monitorimi i emisioneve nga pikat e nxehta dhe organizonë përgatitjen e bazës së të dhënave për secilin pikë të identifikuar të nxehtë. Bënë inspektimin e  instalimit sipas dinamikës së përcaktuar..