Sektori i Komunikimit me Publikun


Sektori i Komunikimit me Publikun (SKP) paraqet një link midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe publikut. U formua në janar të vitit 1999 si Zyra për Komunikim me Publikun me rekomandim dhe mbështetje financiare të Bashkimit Evropian. Përbëhet nga dy departamente: Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Departamenti i Ngritjes së Vetëdijes Publike dhe Edukimit.

Sistematizimi ›»

Roli themelor i SKP është:

  1. Sigurimi i transparencës dhe qasjes publike të informacioneve për aspekte të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor;
  2. Avancimi i arsimit në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me qëllim të kuptimit       më të mirë të së njëjtës, me kyçjen në programe të ndryshme shkencore dhe arsimore;
  3. Rritja e vetëdijes publike dhe të kuptuarit e problemeve të rëndësishme ekologjike dhe opsionet për zgjidhje të mundshme, me qëllim të përmirësimit të kushteve ekologjike;
  4. Marrja e informatave të dobishme nga qytetarët dhe organizatat të cilat kanë njohuri personale dhe të specializuara për resurset dhe problemet e mjedisit jetësor, e të cilët në një mënyrë tjetër nuk mund të merren;
  5. Informimi për sjelljen e vendimeve për prioritetet dhe zgjidhjet ekologjike dhe përfshirjen e publikut gjatë sjelljes së vendimeve;
  6. Zhvillimi i bazës së të dhënave për institucionet, organizatat, afaristët dhe individët relevantë, të domosdoshme për informimin dhe zbatimin e disa proceseve në mjedisin jetësor;

Parimi themelor i punës së Sektorit është komunikimi i dy anshëm përkatësisht marrja dhe dhënia e informatave nga publiku, të bazuar në Konventën e Aarhusit dhe Ligjin për Qasje të Lirë të Informatave të Karakterit Publik. Vetëm në rrugën e informimit të mirë dhe edukimit ekologjik mund të sigurohet veprim më i mirë preventiv i kulturës ekologjike të jetesës.

Sektori i Komunikimit me Publikun rolin e tij primar e realizon përmes:

- Bashkëpunimit me mediet i cili përfshin:

  1. Mbështetjen logjistike në organizimin e lëvizjes së Ministrit, Zëvendës ministrit dhe Sekretarit shtetëror si dhe kuadrit tjetër udhëheqës të MMJPH;
  2. Përgatitjen e informatave dhe informimit të medieve për aktivitetet:

o   Përgatitjen e njoftimeve,

o   Përgatitjen e fjalimeve,

o   Përgatitjen e informatave dhe fotografive përfundimtarenga ngjarja e mbajtur dhe shpërndarja për mediet.

  1. Përgatitjen e informatave për ueb-faqen e Ministrisë;
  2. Formësimi dhe mirëmbajtja e faqes së Fejsbukut dhe Tuiterit të MMJPH;
  3. Përgatitja e konferencave për shtyp;
  4. Vëzhgimi i mbulimit të përditshëm mediatik dhe hartimi i hemerotekës së përditshme;
  5. Përpunimi dhe azhurimi i vazhdueshëm i bazës së të dhënave për mediet në RM;
  6. Përgatitja e vizitave të përfaqësuesve të MMJPH në mediet kombëtare dhe lokale.

- Bashkëpunimi me sektorin qytetar që vepron në mjedisin jetësor, i cili përfshinë:

  1. Përgatitjen dhe azhurimin e bazës së të dhënave për shoqatat e qytetarëve që veprojnë në sferën e mjedisit jetësor;
  2. Menaxhimin me bazën e të dhënave;
  3. Оrganizimin e takimeve me OJQ;
  4. Organizimin ose dhënien e mbështetjes logjistike gjatë organizimit të ngjarjeve për përfshirjen e shoqatave të qytetarëve në proceset e krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve, në pajtim me Konventën e Aarhusit dhe Ligjit të Mjedisit Jetësor;
  5. Pjesëmarrjen aktive gjatë përpunimit të dokumenteve strategjike të qeverisë së RM-së për bashkëpunimin me sektorin qytetar për çka është caktuar person përgjegjës nga Sektori dhe përpunimi i raporteve vjetore për shkallën e realizimit të detyrave projektuese.

- Realizimi i aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes së publikut dhe edukimit ekologjik me të cilat janë përfshirë:

1. Shënimi i ditëve të kalendarit ekologjik:

    • 22 mars Dita e ujërave
    • Ora e Planetit
    • 22 prill – Dita e Planetit Tokë
    • 5 qershor – Dita e mjedisit jetësor
    • 16 shtator – Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së mbështjellësit të ozonit
    • 22 shtator –Dita pa automjete (Java evropiane e lëvizjes)

Ditët e kalendarit ekologjik janë themeluar nga organizatat ndërkombëtare (UNEP, OKB, BEetj.) dhe në shënimin e tyre, duke u përfshirë në familjet evropiane dhe globale i ndjekim rekomandimet dhe drejtimet e tyre

2. Organizimi dhe përfshirja në fushata:

Formëson dhe zbaton fushata për rritjen e vizibilitetit dhe kredibilitetit të Ministrisë, pastaj për rritjen e interesit të publikut për gjendjet aktuale në mjedisin jetësor si dhe për animimin e të gjitha resurseve në dispozicion në zgjidhjen e sfidave dhe detyrave të parashtruara programore.

3 .Edukimi ekologjik:

Edukimi ekologjik u bë pjesë e procesit arsimor, sidomos me përpunimin dhe zbatimin e programit multimedial “Pakoja e gjelbër” dhe “Pakoja e gjelbër për fëmijë”, pastaj, edhe me

Punën me fondin bibliotekarë (në SKP ekziston një bibliotekë e posaçme) me një numër të madh të titujve, studimeve dhe broshurave etj. me përmbajtje ekologjike të dedikuara për grupe të ndryshme qëllimore që në fund të vitit 2014 është sistematizuar në softuer elektronik dhe titujt e të cilëve janë në dispozicion në e-adresën: http://192.168.1.7:8080/library/home

Në kuadër të SKP ekziston një zyrë e lëvizshme për komunikimin e cila njihet si Eko – karavani i MMJPH.