Sektori i Çështjeve Financiare

Sektori i Çështjeve Financiare në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimin Hapsinor i kryen detyrat dhe obligimet e punës në kuadër të fushveprimit të:

  • Monitorimit dhe zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore nga sfera e punës buxhetore dhe materiale – financiare;
  • Përgatitjes, kryerjes dhe raportimit për realizimin e buxhetit për subjektin, përgatitjes së planit strategjik të buxhetit, ndryshimit dhe plotësimit të buxhetit dhe planit strategjik të subjektit, kontrollit të përgatitjes dhe realizimit të buxhetit, zbatimit të kontrolleve financiare ex-ante dhe  ex-post.
  • Përgatitjes së planit financiar për realizimin e buxhetit (mujor, tremujor dhe vjetor) për subjektin, organeve në përbërje dhe shfrytëzuesit individual të subjektit, monitormit të realizimit të të ardhurave dhe realizimit të kostove të subjektit, evidentimit të kontabilitetit për realizimin e buxhetit dhe përgatitjen e llogarisë vjetore.

Përgatit plan për vendosjen e menaxhimit dhe kontrollit finaciar dhe metodologjisë për zbatimin e planit;

  • Përgatitjen e Raportit vjetor financiar në pjesën e kontrollit të brendshëm, përgatitjen, pranimin, likuidimin dhe kontrollin e dokumentacionit të kontabilitetit, llogaritjen dhe pagesën e pagave për të punësuarit në subjektin, zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe rregullave tjera nga sfera e furnizimeve publike.
  • Menaxhimin, monitorimin dhe kontrollin e gjendjes dhe lëvizshmërinë e mjeteve dhe burimeve të mjeteve të subjektit të përcaktuara me buxhetin
  • Përgatitjen e planit vjetor për furnizimet publike dhe realizimin e tyre

Detyrat dhe obligimet punuese Sektori i Çështjeve Financiare i realizon nëpëmjet katër departamenteve:

  1. Departamentit për Koordinimin e Buxhetit,
  2. Departamentit për Kontrollin e Buxhetit,
  3. Departamentiti Kontabilitetit dhe Pagesave dhe
  4. Departamentit për Furnizime Publike
Departamentit për
Koordinimin e Buxhetit
Departamentit për
Kontrollin e Buxhetit
Departamentiti Kontabilitetit
dhe Pagesave
Departamentit për
Furnizime Publike

  • Vendos, koordinon dhe harmonizon procesin për përgatitjen dhe ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit dhe planit strategjik të subjektit;
  • E koordinon procesin e zhvillimit, vendosjen, implementimin dhe mirëmbajtjen e menaxhimit financiar dhe kontrollit;
  • Jep propozime për vendosjen / shfuqizimin e ex ante kontrollit financiarë me kryerjen e vlerësimit të rrezikut dhe azhurimit të procedurave për proceset e punës në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit;
  • Monitorimin dhe zbatimin e rregullativës ligjore nga sfera e punës së buxhetit dhe asaj materiale;
  • Merr pjesë në dhënien e mendimit mbi propozimin e akteve të cilat i përgatisin njësit tjera organizative në subjektin dhe propozim aktet e subjekteve tjera të cilat kanë ose mund të kenë implikime financiare për buxhetin e subjektit ;
  • Merr pjesë në përgatitjen e raportit për programet, projektet dhe marrëveshjet e realizuara;
  • Zbatimin e kontrollit financiar ex-ante ;
  • Përgatitjen e raportit të aktiviteteve për vendosjen dhe zhvillimin e menaxhimit dhe kontrollit financiar;
  • Merr pjesë në kryerjen e vetë-vlerësimeve të proceseve të caktuara të sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit;
  • Merr pjesë në përgatitjen e Raportit vjetor financiarë

  •  Kontrollin e realizimit të politikave të caktuara dhe menaxhimit operativ (mbikqyrje mbi procesin gjithëpërfshirës të menaxhimit financiar dhe kontrollit);
  • Monitorimin e realizimit të marrëveshjeve për furnizime publike
  • Zbaton kontrollin financiar ex post– kryen kontrollin e dokumentimit komplet dhe saktësisë e dokumtacionit gjithëpërfshirës (fatura, porosi, dërgesa, urdhëresa të punës, fletë pranim dhe etj dhe harmonizimin e tyre me marrëveshjen e furnizimeve publike ;
  • Përgatitjen e informatave dhe raporteve për realizimin e buxhetit;
  • Monitorimin dhe zbatimin e rregullativës ligjore (ligje, akte nënligjore, rregulla, standarde, udhëzime) nga sfera e menaxhimit financiar dhe kontrollit;
  • Kontrolli i disponueshmërisë së mjeteve të planifikuara në buxhetin / planin financiar para ndërrmarjes së detyrimeve;
  • Merr pjesë në përgatitjen e Raportit vjetor financiar;

  •  Zbaton regjistrimin kontabël për realizimin e buxhetit / planit financiar dhe përgatitjen e llogarive vjetore (bilancin e gjendjes, bilancin e të ardhurave dhe shpenzimeve, bilancin e konsoliduar të pronës kapitale, bilancin e borxhit dhe shënimet / arsyetimet ndaj raporteve financiare);
  • regjistrimet kontabël të mjeteve themelore të subjektit, regjistrimin dhe arkëtimin e kërkesave dhe regjistrimin e pagesave të obligimeve të papaguara;
  • lajmërimin e buxhetit dhe finaciar;
  • mbrojtjen e mjeteve dhe detyrimeve vlera e të cilave është e regjistruar në bilancin e gjendjes;
  • përgatitjen e planeve financiare vjetore, tremujore dhe mujore për buxhetin e subjektit dhe organet e tij në përbërje dhe njësitë shpenzuese në përputhje me rregullat ligjore;
  • Kontrollet kontabël ex ante të dokumentacionit gjithëpërfshirës para se të realizohet pagesa në përputhje me procedurat e shkruara për proceset e kontabilitetit;
  • monitorimin dhe zbatimin e rregullativës ligjore në fushën e kontabilitetit, punës materiale dhe financiare;
  • Menaxhimin ditor të punëve të kasafortës dhe thesarit;
  • llogaritjendhepagesëne pagave për të punësuarit;
  • monitorimin dhe kujdesin e vazhdueshëm për zbatimin konsistent të rregullave ligjore dhe akteve tjera nënligjore nga fusha e materialit – financiar dhe të kontabilitetit.

  •  Përgatitjen e akteve interne/ procedurave të furnizimeve publike
  • Koordinimin e nevojave për furnizimet publike në subjektin dhe përgatitjen e planit vjetor për furnizime publike
  • Monitorimin e realizimit të planit vjetor për furnizime publike
  • Përgatitjen e zgjidhjeve / vendimeve për furnizimin publik dhe kontratat dhe kërkesat dhe miratimet e furnizimeve publike
  • Jep udhëzimedhe këshillatëKomisionit për furnizime publike
  • Përgatitjen e shpalljeve për furnizimet publike dhe dokumentacionit të tenderit
  • Mbajtjen e shënimeve të furnizimeve publike që kryen në subjektin sipas llojeve të procedurave dhe evidencat e furnizimeve të tjera sipas llojit
  • Përgatitjen e marrëveshjeve për furnizime publike,
  • Koordinimin, përgatitjen dhe monitorimin e zbatimit të porosive në përputhje me marrëveshjet e lidhura për furnizimet publike.