Sektori i Ujërave

 

Uji është jetë dhe mbijetesë, resurs i pazëvendësueshëm dhe i kufizuar dhe faktor për zhvillimin e gjithë shoqërisë

Karakreristikat e përgjithshme të ujërave në R. e Maqedonisë

Rreth 2% e territorit të Republikës së Maqedonisë janë nën sipërfaqen ujore. Ka rreth 35 lumenj dhe 53 liqene natyrore dhe artificiale. Sipas sasisë së resurseve ujore Maqedonia bën pjesë në zonën me resurse të mjaftueshme ujore, por me një shpërndarje jashtëzakonisht të pa barabartë.

Sipas ndarjes hidrografike, në Territorin e Republikës së Maqedonisë ekzistojnë katër pellgje edhe atë: i Vardarit, Drinit të Zi, i Strumicës dhe i Moravës së Jugut.

                                                                                       Voda

Korrniza normative për të drejtat e ujit në Republikën e Maqedonisë

Rregulla themelore ligjore me të cilën rregullohet sfera e ujërave është Ligji i Ujërave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 87/08, 6/09, 161/09, 83/10, 51/11, 44/12, 23/13 dhe 163/13) dhe aktet nënligjore të miratuara në bazë të Ligjit për Ujëra. Ligji i Ujërave është ligji korrnizë i cili i rregullon parimet themelore të menaxhimit me resurset ujore.

Struktura organizative e sektorit të ujërave

Departamenti i planifikimit dhe zhvillimit të ujërave

Departamenti i koncesioneve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

Departamenti i të drejtës së ujërave

Departamenti i menaxhimit me pellgun e lumit të Vardarit

Departamenti i menaxhimit me pellgun e lumit të Drinit të Zi

Departamenti i menaxhimit me pellgun e lumit të Strumicës

LegjidlacioniDokumentet planoreAktivitetetRaportetProjektet

Rregulla themelore ligjore me të cilën rregullohet sfera e ujërave është Ligji i Ujërave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 87/08, 6/09, 161/09, 83/10, 51/11 dhe 44/12 ) dhe aktet nënligjore të miratuara në bazë të Ligjit të Ujërave . Ligji i Ujërave është ligji korrnizë i cili i rregullon parimet themelore të menaxhimit me resurset ujore. Ky Ligj është bërë sipas modelit të ligjeve perëndomore evropiane , me qëllim që të vendoset një korrnizë e përgjithshme juridike me qëllim të rregullimit të sferës së menaxhimit me ujërat në mënyrë të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Në mes tjerash menaxhimi i ujërave i përfshinë të gjitha masat dhe aktivitetet për shfrytëzimin racional dhe efikas të ujërave, zhvillimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, mbrojtjen e ujërave dhe mbrojtjen nga efektet e dëmshme të ujërave. Nevoja nga qasja e integruar gjatë përgatitjes së Ligjit Kornizë të Ujërave, rrjedh nga fakti se aspektet e menaxhimit dhe aspektet e mbrojtjes janë të ndërlidhura thelbësisht dhe të njëjtat nuk mund të rregullohen veçmas pa marr para sysh lidhjet midis tyre. Kështu, kjo materie fokusohet ndaj tri sferave edhe atë: shfrytëzimin e ujërave, mbrojtjen e ujërave dhe kontrollin e ndotjes dhe mbrojtjen nga ndikimet e dëmshme të ujërave. Në të drejpërsëdrejti janë bartur kërkesat nga direktivat vijuese të BE-së nga sfera e menaxhimit të resurseve ujore:

- Direktiva kornizë e ujërave,

- Direktiva për cilësinë e ujit e dedikuar për konsumim nga njeriu,

- Direktiva për cilësinë e ujit për larje,

- Direktiva për trajtimin e ujërave të zeza komunale,

- Direktiva për shfrytëzimin e llumit i fituar nga pastrimi i ujërave të zeza, dhe

- Direktiva për mbrojtjen e ujërave nga ndotja e shkaktuar nga nitratet nga burimet bujqësore.

Qëllimet kryesore të ligjit janë: të sigurohet sasi e mjaftueshme e ujit cilësorë; të sigurohet mbrojtja, ruajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i regjimit të ujërave; të përmirësohet gjendja e ekosistemeve ujore dhe ekosistemeve që varen nga uji dhe të mbrohet dhe avancohet mjedisi ujorë përmes shfrytëzimit racional të ujërave, reduktimit progresiv të lëshimeve të dëmshme dhe eliminimit gradual të emisioneve të substancave të dëmshme, si dhe zbutjes së pasojave nga veprimi i dëmshëm i ujërave dhe nga mungesa e ujit. Megjithatë përmbajtja e ligjit me këtë nuk është e përfshirë plotësisht. Edhe pse direktivat e BE-së nga sfera e menaxhimit të resurseve ujore nuk përmbajnë kërkesa specifike, përshkak të qasjes integruese gjatë rregullimit të kësaj sfera, është e nevojshme që në kornizën ligjore integrimi i dispozitave efektive me të cilat do të rregullohen të drejta e personave fizik dhe juridik të përdorin ujëra, të lëshojnë ujëra të zeza përkatësisht lëshojnë dhe hudhin materie dhe substanca në ujërat sipërfaqësore dhe nënujore, si dhe të nxjerrin rërë, zhavor dhe gurë nga shtrati dhe brigjet e trupave ujore sipërfaqësore. Fleksibiliteti i Legjislacionit Evropian lejon që kjo çështje të rregullohet me respektimin   e kornizës kushtetuese – ligjore dhe praktikën legjislative të shteteve.

Linku i Regullativës ligjore:  http://www.moepp.gov.mk/?page_id=654

Dokumentet themelore për planifikimin dhe zhvillimin e menaxhimit me ujërat në Republikën e Maqedonisë janë:

1) Strategjia Kombëtare e Ujërave

2) Baza e Ekonomisë së Uërave e Republikës së Maqedonisë dhe

3) Planet për menaxhimin me pellgjet e lumenjve.

1) Me Strategjinë Kombëtare të Ujërave përcaktohet politika afatgjate me të cilën posaçërisht sigurohet:

- zhvillimi i qëndrueshëm i ujërave përmes përmbushjes së nevojave të të gjithë konsumatorëve me ujë cilësorë në sasi të mjaftueshme; – shfrytëzimi racional dhe ekonomik i ujit;

- mbrojtja e ujërave nga ndotja dhe kontrolli i ndotjes;

- mbrojtja dhe përmirësimi i tokës bregdetare dhe vendbanimet ujore dhe

- mbrojtja dhe zbutja e pasojave nga veprimet e dëmshme të ujërave dhe mungesa e ujit.

Linku i dokumentit : http://www.moepp.gov.mk/?page_id=3197

2) Me qëlim të planifikimit të integruar dhe zbatimit të programeve dhe masave për ecurinë e ujërave në pajtim me qëllimet e zhvillimit kombëtarë të qëndrueshëm dhe harmonizimit të zhvillimit ekonomik, avancimit social dhe mbrojtjes së mjediisit, si dhe realizimit të Strategjisë Kombëtare të Ujërave miratohet Baza e Ekonomisë së Ujërave në Republikën e Maqedonisë.

3) Për çdo pellg të lumit përpunohet plani për menaxhimin me pellgun e lumit për një periudhë prej gjashtë vitesh.

Plani për menaxhimin me pellgun e lumit i përmban posaçërisht këto elemente: – përshkrimin e karakteristikave të pellgut të lumit ; – prezantimin e trusnive dhe ndikimeve të konsiderueshme mbi gjendjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore; – informacionet dhe prezantimet hartografike të zonave të mbrojtura të regjistruara ; –inforemacionet dhe prezantimet hartografike për aktivitetet e monitorimit të gjendjes së ujërave dhe programet monitoruese; – listën e qëllimeve të mjedisit për çdo trup ujor në pellgun e lumit, përfshirë këtu devijimet e bëra në pajtim me këtë ligj, shënimin e ujërave sipërfaqësore artificiale dhe ato të ndryshuara fuqishëm. Informatat përmbajnë masat e planifikuara dhe të ndërmarrura me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit dhe arritjes së qëllimeve të mjedisit; – analizë ekonomike e shrytëzimit të ujërave , përfshirë këtu edhe raportin për zbatimin e parimit shfrytëzuesi paguan ; – programin e masave me qëllim të arritjes së qëllimeve të mjediist ; – programet dhe planet më të hollësishme për menaxhimin me ujërat e pellgjeve të lumenjve dhe nënpellgjet; – programin për mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave , si dhe masat themelore për mbrojtje nga përmbytjet; – përshkrimin e aktiviteteve të publikut gjatë përgatitjes së planit ; – listën e organeve dhe institucioneve kompetente për ujërat në pellgun e lumit ; – mënyra me të cilën informacionet dhe dokumentet që kanë të bëjnë me përpunimin dhe implementimin e planit janë në dispozicion për publikun ; – realizimi i detyrimeve të ndërmarrura me marrëveshjet ndërkombëtare e që kanë të bëjnë me menaxhimin me ujërat të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë dhe– punë tjera të caktuara nga ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetentpër kryerjen e punëve nga sfera e mjedisit jetësor.

Аktivitetet në pjesën e menaxhimit me ujërat janë të orientuara drejt arritjes së „gjendjes së mirë” të të gjithë ujërave në një periudhë të caktuar dhe ku janë përfshirë kërkesat për zbatimin e qasjes së integruar gjatë menaxhimit me ujërat në nivel të pellgut të lumit edhe atë si në aspekt të sasisë poashtu edhe në aspekt të cilësisë . Koncepti i ligjit paraqet qasjen e integruar dhe gjithëpërfshirëse për arritjen e përcaktimit strategjik për ujë të pastër në nivel të gjithë territorit. Qëllimet e të gjitha aktiviteteve janë orientuar drejt: mbrojtjes, ruajtjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të gjendjes së ekosistemeve ujore dhe vendbanimeve ujore, promovimi i shfrytëzimit të qëndrueshëm të ujit të bazuar në mbrojtjen afatgjate të resurseve ujore, avancimi i mbrojtjes nga derdhjet e dëmshme të ujit dhe reduktimi i ndotjes së ujërave nëntokësorë, zbutja e pasojave nga veprimet e dëmshme të ujërave dhe mungesa e uijit, si dhe përmbushja e detyrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare . Kërkesa kyçe e ligjit është menaxhimi me ujërat në nivel të pellgut të lumit çka nënkupton , përdorimin, planifikimin si dhe mbrojtjen e, dhe nga të gjitha ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësorë në nivel të njësive gjeografike dhe hidrografike . Elementi qendror i menaxhimit me ujërat në nivel të pellgut të lumit, është përgatitja e planeve për menaxhimin me pellgjet e lumenjve. Me qëllim që të promovohet përdorimi racional i ujërave, ligji përcakton detyrimin për kompenzimin e të gjitha shpenzimeve, edhe atë: shpenzimet për mjedisin jetësor dhe shpenzimet për resurset.

PASQYRA E PROJEKTEVE AKTUALE TË DONUARA NË SEKTORIN E UJËRAVE

1. Emri i Projektit : Programi për menaxhimin e integruar me resurset ujore në pellgun e lumit të Bregallnicës
Vlera e përgjithshme e projektit 5.270.000 CHF
Vlera e donacionit 4.460.000 CHF Swiss
Vlera e bashkëfinancimit vendor 810.000 CHF (410.000 QRMdhe 400.000 NJVL)
Emri i donatorit Qeveria e Konfederatës Zvicerane
Institucioni implementues МMJPH dhe MBPEU
Kohëzgjatja e projektit 3,5 vjet
Përshkrim i shkurtë i projektit Qëllimi kryesorë i projektit është menaxhimi i qëndrueshëm me resurset ujore në pellgun e lumit Bregallnicë. Projekti përbëhet nga dy komponente kryesore, edhe atë komponenta 1 përmes së cilës do të sigurohet zhvillimi institucional me qëllim të vendosjes dhe punës së suksesshme të trupit për menaxhimin me pellgun e lumit Bregallnicë dhe komponenta 2, në kuadër të të cilës do të realizohet planifikimi dhe zbatimi i projekteve të vogla infrastrukturore për ujërat. Shfrytëzuesit e drejtpërdrejt të Projektit do të jenë 12 komunat në pellgun e lumit Bregallnicë, si dhe MMJPH dhe MBPEU.

http://bregalnica.mk/

 

2. Emri i Projektit: Projekti rajonal   “Ruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i llojllojshmërisë biologjike në Liqenin e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës“
Vlera e përgjithshme e projektit 2,000,000 EURO
Vlera e donacionit
Vlera e bashkëfinancimit vendor
Emri i donatorit Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përmes GIZ
Institucioni implementues МMJPH
Kohëzgjatja e projektit 2,5 vjet
Përshkrim i shkurtë i projektit Zbatimi më i mirë i legjislacionit, rregullativat dhe planet për menaxhim për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të llojllojshmërisë biologjike në Liqenin e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës

 

3. Emri i Projektit: Projekti rajonal “Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor“
Vlera e përgjithshme e projektit 2,000,000 EURO
Vlera e donacionit
Vlera e bashkëfinancimit vendor
Emri i donatorit Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përmes GIZ
Institucioni implementues МMJPH
Kohëzgjatja e projektit 2,5  vjet
Përshkrim i shkurtë i projektit Zbatimi më i mirë i legjislacionit, rregullativat dhe planet për menaxhim për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të llojllojshmërisë biologjike në Liqenin e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës

 

4. Emri i Projektit: Projekti për Implementimin e Planit për Menaxhimin me Liqenin e Prespës
Vlera e përgjithshme e projektit 5,000,000 CHF
Vlera e donacionit
Vlera e bashkëfinancimit vendor
Emri i donatorit Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Institucioni implementues МMJPH
Kohëzgjatja e projektit 6 vjet
Përshkrim i shkurtë i projektit Qëllimi kryesorë i projektit është që përmes zbatimit të masave gjithpërfshirëse në më tepër sektorë të përmirësohet statusi i Liqenit të Prespës, të përforcohet rezistenca e saj ndaj ndikimeve të njerëzve dhe të futet kontrolli i proceseve të eutrofikimit dhe ndotjes.

Masat janë të bazuara në rekomandimet e Planit për menaxhimin me pellgun e Liqenit të Prespës, të hartuar në pajtim me kërkesat e Direktivës Kornizë për Ujërat të BE-së.

 

5. Emri i Projektit: ТАIB 2009 – Përforcimi i kapaciteteve administrative në Sektorin e Ujërave
Vlera e përgjithshme e projektit
Vlera e donacionit
Vlera e bashkëfinancimit vendor
Emri i donatorit IPA projekti
Institucioni implementues МMJPH, Sektori i Ujërave
Kohëzgjatja e projektit Janar 2014 – në fund të vitit 2015
Përshkrim i shkurtë i projektit Aktivitetet e parapara

  1. Ndihmë në zbatimin e legjislacionit
  2. Përforcimi i kapaciteteve administrative dhe
  3. Aktivitete inicuese për PMPL Vardar

 

6. Emri i Projektit: Menaxhimi i përbashkët i pellgut të zgjeruar të Drinit
Vlera e përgjithshme e projektit 4.5 milion dollarë
Vlera e donacionit E ndryshueshme, varësisht nga sigurimi i donacioneve vjetore. Financohen vetëm shpenzimet rrugore për pjesëmarrje në mbledhjet e grupeve punuese
Vlera e bashkëfinancimit vendor NUK KA
Emri i donatorit GEF, UNDP, UNECE , SIDA
Institucioni implementues МMJPH, Sekretariati Bilateral, Njësia e Ohrit
Kohëzgjatja e projektit Nëntor 2011 – plani deri në vitin 2017 masa të vazhdueshme
Përshkrim i shkurtë i projektit Bëhet fjalë për implementimin e masave afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjate të parapara në Planin Aksionar për zbatimin e Memorandumit për Mirëkuptim. Në fazën e parë parashikohen takime konsultuese, takime të grupeve punuese të Drin Kor Grupit

 

7. Emri i Projekti: Menaxhimi me pellgun e lumit Strumicë
Vlera e përgjithshme e projektit 300.000 franga zvicerane + 100.000 CHF
Vlera e donacionit E ndryshueshme, varësisht nga sigurimi i donacioneve vjetore. Financohen vetëm shpenzimet rrugore për pjesëmarrje në mbledhjet e grupeve punuese
Vlera e bashkëfinancimit vendor NUK KA
Emri i donatorit SDC
Institucioni implementues МMJPH
Kohëzgjatja e projektit 23.07.2014 -30.06.2015 година
Përshkrim i shkurtë i projektit Bëhet fjalë për implementimin e masave afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjate të parapara në Planin Aksionar për zbatimin e Memorandumit për Mirëkuptim.

 

8. Emri i Projektit: Rehabilitimi i sistemit të kolekrorit në rajonin Ohër-Strugë
Vlera e përgjithshme e projektit
Vlera e donacionit E ndryshueshme, varësisht nga sigurimi i donacioneve vjetore. Financohen vetëm shpenzimet rrugore për pjesëmarrje në mbledhjet e grupeve punuese
Vlera e bashkëfinancimit vendor NUK KA
Emri i donatorit JICA
Institucioni implementues МMJPH, Komuna e Ohrit dhe Strugës
Kohëzgjatja e projektit
Përshkrim i shkurtë i projektit

 

9. Emri i Projektit: Vendosja e Rezervatit Biosferik Ohër, Prespë nën UNESKO
Vlera e përgjithshme e projektit Nuk dihet, projekti është nën kontrolllin e KFW edhe nga pala shqipëtare
Vlera e donacionit Financohet vetëm shpenzimet e udhëtimit
Vlera e bashkëfinancimit vendor NUK KA
Emri i donatorit KFW banka, Qeveria Gjermane
Institucioni implementues Sekretariati Bilateral i pellgut të Liqenit të Ohrit MKD – АLB
Kohëzgjatja e projektit Deri në shtator të vitit 2013
Përshkrim i shkurtë i projektit Qëllimi i projektit është përgatitja e aplikacionit për vendosjen e statusit Rezervati Biosferik i UNESKO-s për Ohrin , Prespën. Procesi përfshin konsultimin dhe përgatitjen e aplikacionit