Sektori i Mjedisit Jetësor

Sektori  i Mjedisit Jetësor është Sektor në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sektori  i Mjedisit Jetësor i vlerëson ndikimet e mundshme të projekteve të caktuara në mjedisin jetësor dhe i përcakton masat për mbrojtjen nga ndotja, degradimi dhe ndikimi ndaj mediave dhe fushave të caktuara  të mjedisit jetësor (mbrojtjen nga vobekësimi i mbështjellësit të ozonit, parandalimin nga zhurma e dëmshme dhe dridhjet, mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues, mbrojtjen  nga era e pakëndshme dhe shfrytëzimin dhe deponimin e mbetjeve dhe llojeve të tjera të mbrojtjes së mjedisit jetësor), e kryen zbatimin e konventave ndërkombëtare, ligjeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e burimeve natyrore, ajrit, ujit, tokës dhe të mjedisit jetësor dhe gjithashtu kryen edhe analiza laboratorike dhe testimin e të gjitha mediave dhe zonave të mjedisit jetësor.

Sektori i Mjedisit Jetësor përbëhet prej pesë departamenteve:

1. Departamenti i vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit jetësor

2. Departamenti i tokës

3. Departamenti i mbrojtjes nga zhurma në mjedisin jetësor

4. Departamenti i dokumentimit

5. Departamenti i laboratorisë

Departamenti i
vlerësimit
të ndikimit ndaj
mjedisit jetësor
Departamenti i
tokës
Departamenti i
mbrojtjes nga
zhurma në
mjedisin jetësor
Departamenti i
dokumentimit
Departamenti i
laboratorisë

Sipas sistematizimit ekzistues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit jetësor funksionon si pjesë e Sektorit të Mjedisit Jetësor në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, i vlerëson ndikimet e mundshme të projekteve të caktuara në mjedisin jetësor dhe i përcakton masat për mbrojtjen nga ndotja, degradimi dhe ndikimi ndaj mediave dhe fushave të caktuara  të mjedisit jetësor. Departamenti i vlerësimit të ndikimit ndaj mjedisit jetësor në pajtim me Ligjin e Mjedisit Jetësor  („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13 dhe 42/2014″) dhe aktet nënligjore që dalin nga ky ligj.

Kompetencat e departamentit janë:

- Zbaton procedurë për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor

- Organizon debate publike mbi mësimin e publikut në sjelljen e vendimeve për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor

- Kryen vlerësimin e ndikimit të  projekteve të veçanta ndaj fushave  dhe mediave të mjedisit jetësor me vlerësimin e Elaboratit  për mbrojtjen e mjedisit

- Përgatit akte që dalin nga procedura për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor

- Implementimin e dokumenteve ndërkombëtare nga fusha e ndikimit ndaj mjedist jetësor

- Merr pjesë në përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore nga aspekti i mjedisit jetësor.

Sipas sistematizimit ekzistues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i tokës funksionon si pjesë e Sektorit të Mjedisit Jetësor në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor me qëllim që të kujdeset për mbrojtjen e tokës si medie e mjedisit jetësor. Ligjet të cilat zbatohen nga sfera e mbrojtjes së tokës janë: Ligji i Mjedisit Jetësor („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13 dhe 42/2014″), Ligji i Ujërave („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 87/08, 6/09, 161/09, 83/10, 51/11, 44/12, 23/13), Ligji për Menaxhimin e Mbeturianve   (Gazeta Zyrtare nr.68/04 , 71/04, 107/07, 102/08, 143/08, 124/10, 09/11, 51/11, 123/12 dhe 147/13) , Ligji për Mbrojtjen e Natyrës („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 67/04, 14/06, 84/07, 13/13).

Kompetencat e departamentit janë:

- Përgatitja e rregullativës ligjore (ligjit dhe akteve nënligjore) nga sfera e mbrojtjes së tokës

- Mbrojtja e tokës si një burim natyror i kufizuar, i pazëvendueshëm, i shkatërruar dhe si një burim natyror rëndë i ripërtritur

- Përgatitja e strategjive, programeve dhe planeve për mbrojtjen e tokës

- Implementimi i dokumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e tokës

- Drejtimi për mbrojtjen nga ndotja dhe avancimin e cilësisë së tokës.

Sipas sistematizimit ekzistues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i mbrojtjes nga zhurma në mjedisin jetësor funksionon si pjesë e Sektorit të Mjedisit Jetësor në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor me qëllim që të kujdeset për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga zhurma. Mbrojtje e plotë nga zhurma në mjedisin jetësor do të arrihet me vendosjen e sistemit të përpunimit dhe zbatimit të hartave strategjike të zhurmës dhe planeve aksionale të zhurmës. Me këto dokumente do të merret një pamje e plotë e zhurmës në mjedisin jetësor si dhe masat që duhet të merren në vednin ku është ritur niveli i zhurmës me qëllim të zvogëlimit të nivelit të zhurmës, ndërsa me këtë edhe zvogëlimi i efekteve të dëmshme që dalin nga i njëjti për shëndetin e njeriut dhe për të gjithë mjedisin jetësor në përgjithësi. Departamenti i mbrojtjes nga zhurma në mjedisin jetësor në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen nga Zhurma („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 79/07,124/10 dhe 47/11) dhe aktet nënligjore që dalin nga ky.

Kompetencat e departamentit janë:

- Përpunimi i hartave strategjike të zhurmës dhe planeve aksionale për zhurmën .

- Pjesëmarrja në organizimin e debateve publike për përpunimin e Planeve akcionale për zhurmën

- Përgatit raport për gjendjen mbi publikun, e monitoron gjendjen e zhurmës,

- Propozon program vjetor për punën e rrjetit shtetëror për monitorimin e zhurmës

- Jep mendim mbi programin vjetor për punën e rrjetit lokal.

- Jep mendime në lidhje me ndikimin e zhurmës në veprimtari dhe aktivitete të caktuara ndaj mjedisit jetësor

- Menaxhon me zhurmën dhe propozon dhe ndërmerr masa për sjelljen e tij në kufijë të lejuar.

- Merr pjesë në përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fusha e mbrojtjes nga zhurma në mjedisin jetësor

- Implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare multilaterale dhe konventave të ratifikuara nga sfera e mbrojtjes nga zhurma në mjedisin jetësor

Sipas sistematizimit ekzistues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i dokumentimit funksionon si pjesë e Sektorit të Mjedisit Jetësor në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor.

Kompetencat e departamentit janë:

- Pranimi, krahasimi, përpunimi profesional, dixhitalizimi, ruajtja dhe përdorimi i dokumentacionit për trashëgiminë natyrore dhe mjedisin jetësor

- Përpunimi automatik i të dhënave,

- Dhënia e publikimeve, puna në bibliotekën speciale,

- Mbajtja e kadastrës së rajoneve të mbrojtura dhe regjistri i trashëgimisë natyrore që ka të bëjë me llojet rrepsisht të mbrojtura, fosilet dhe mineralet karakteristike përkatësisht vendosja e Evidencës për mbrojtjen e natyrës përmes vendosjes së Kadastrës së rajoneve të mbrojtura dhe Regjistrit të trashëgimisë natyrore.

Sipas sistematizimit ekzistues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i laboratorisë funksionon si pjesë e Sektorit të Mjedisit Jetësor në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor me qëllim që të kryehet monitorimi i cilësisë së mjedist jetësor, si mjet i zhvillimit të politikave.

Krahas metodave të zakonshme dhe të përhapura në mënyrë klasike  të analizës, Laboratoria qendrore është e pajisur edhe me pajisje moderne dhe shumë të sofistikuara për analiza, bazuar në metoda të ndryshme fiziko-kimike.

Funksionet kryesore të labortorisë janë:

- Mbështetja e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor në rolin e tij të zbatimit të ligjeve, por gjithashtu  merr pjesë edhe në projekte të ndryshme dhe marrëveshje të lidhura për bashkëpunim.

- Aktiviteti primarë i Laboratorisë qendrore të mjedisit jetësor është monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së mjedisit jetësor (ujit, ajrit, tokës) gjatë së cilës shfrytëzohen metoda të ndryshme fiziko-kimike të matjes dhe analizës në nivel të zhurmës dhe dridhjeve.

Monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet me matjen e rrjedhës dhe emisionit të gazrave dhe pluhurit nga emituesit stacionarë, që realizohet me shfrytëzimin e pajisjeve bashkëkohore, ndërsa ndotja e mjedsit jetësor si pasoj e emisionit të ndotësve të origjinës atropogjene dhe jo-antropogjene (thithja) bëhet me   pajisje dhe mjete të përshtatshme. Cilësia e ujit dhe tokës vlerësohet pëmes përcaktimit të: treguesve fizik dhe organoleptikë, treguesëve të aciditetit, regjimit të oksigjenit dhe mineralizimit, si dhe materiet e dëmshme dhe të rrezikshme: metalet e rënda, anionet dhe komponimet organike. Metalet e rënda në pluhër, ujë dhe tokë përcaktohen me zbatimin e metodave të spektrometrisë atomike apsorbuese edhe atë: flaka AAS, elektrotermika AAS, AAS me sistemin hydridë dhe AAS me avuj të ftohtë dhe metodat e emisionit të spektrometrit me plazmën  jonizuese të shoqëruar (ICP), ndërsa komponimet organike duke përdorur metoda kromatografike të analizës (GC / ECD-FID, GC / MS / MS, HPLC). Anionet dhe materiet  tjera të dëmshme në ujë dhe në tokë përcaktohen kryesisht duke përdorur metodën e spektrofotometrisë UV-VIS.

- Monitorimi i incidenteve, kryesisht kontaminimi kimik dhe biologjik, në mjedisin jetësor si dhe monitorimi i dekontaminimit dhe rimediacioni i tyre.

- Si një aktivitet sekondar i Laboratorit Qendror të mjedisit jetësor është matja e parametrave në një mjedis pune, siç janë kushtet e mikroklimës, pluhurit respirabil dhe atij të përgjithshëm, zhurmës dhe vibrimeve.