Sektori i Planifikimit Hapësinor

Hapësira, si një kategori universale, është një përcaktuese thelbësore e shtetit dhe gjithashtu lëndë e procesit më të rëndësishëm në zhvillimin e saj, procesin e planifikimit.

Planifikimi i hapësirës është një mënyrë për vendosjen e strategjisë për zhvillimin e territorit të çdo vendi të qytetëruar.

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Sektorit të Planifikimit Hapësinor, është e obliguar për udhëheqjen dhe zbatimin e politikave dhe monitorimin e formësimit të hapësirës së Republikës së Maqedonisë.

Planifikimi hapësinor është një veprimtari multidisiplinare qëllimi i së cilës është një projeksionin afatgjatë për zhvillimin e hapësirës nga të gjitha aspektet.

Me planifikimin hapësinor sigurohet një zhvillim i balancuar hapësinor, rregullim racional dhe shfrytëzim i hapësirës, kushte për një jetesë humane dhe punë të qytetarëve, si dhe parashikimi i masave për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor dhe natyrës, mbrojtja nga shkatërrimi i luftës, nga fatkeqësitë natyrore dhe ato teknologjike etj.

Planifikimi hapësinor paraqet një process të kontinuar që realizohet përmes përpunimit permanent dhe sjelljes së planeve hapësinore, si dhe koordinimit të zbatimit të tyre, sidomos implementimit të tyre.

Veprimtaria planifikimi hapësinor ëashtë një veprimtari nga karakteri publik që regullohet me:

-  Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik  dhe

-  Ligjjin për Zbatimin e Planit Hapsinor të Republikës së Maqedonisë

Zbatimi i këtyre ligjeve është nën kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Sektorit për Planifikim Hapësinor, i cili organizohet në tri departamente:

”Debartamenti
Departamenti i Planeve dhe Politikës Hapësinore siguron zbatimin e politikave kombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor nëpërmjet zbatimit të koncepteve të parashikuara për zhvillimin hapësinor të vendit, i definon prioritetet në disa zona, në pajtim të strategjisë së përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, vendos bashkëpunim ndërkombëtar, ndërministrorë dhe ndërsektorial në fushën e planifikimit hapësinor, duke marrë pjesë në përpunimin dhe sjelljen e dokumenteve strategjike sipas zonave të caktuara, jep mendimin profesional për pajtueshmërinë e planeve hapësinore të rangut më të ulët dhe dokumenteve relevante strategjike me Planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, merr pjesë në përgatitjen e akteve ligjore në fushën e planifikimit hapësinor.

Departamenti i Zbatimit të Planeve Hapësinore e koordinon procesin e përgatitjes së planeve hapësinore, krijon Kushte për planifikimin e hapësirës, kryen mbikëqyrje për zbatimin e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, përgatit raporte dhe programe për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për zbatimin e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, e përcakton bashkëpunimin me resorët kompetentë dhe njësitë e vetqeverisjes lokale për monitorimin e zbatimit të Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, jep mendim profesional për harmonizimin e planeve me Planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, përgatit informata për gjendjet dhe ndryshimet në hapësirë.

Departamenti i Vlerësimit Strategjik të Ndikimit ndaj Mjedisit Jetësor i koordinon dhe i zbaton politikat e zbatimit të procedurës së vlerësimit strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, e nmonitoron procesin e vlerësimit strategjik të mjedisit jetësor të planeve, programeve dhe dokumenteve, e bën analizën dhe vlerësimin e raporteve për vlerësimin strategjik ndaj mjedisit jetësor dhe jep Mendim për Raportin, si dhe Vendim për zbatimin e vlerësimit strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, merr pjesë në përgatitjen e dokumenteve dhe propozim vendimet ligjore, jep ndihmë të nevojshme profesionale dhe përgatit mendime profesionale.

 

Aktivitetet e Sektorit që rrjedhin nga Ligji:

-        e korrdinon procedurën për përpunimin e planeve hapësinore;

-         e zbaton procedurën për sjelljen e tyre;

-         e monitoron implementimin e tyre (përmes përgatitjes së Raporteve njëvjeçare për zbatimin e Planit);

-         krijon Kushte për planifikimin e hapësirës (Vendim për Kushte për planifikimin e hapësirës);

-         merr pjesë në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore;

-        jep mendim professional për harmonizimin e planeve të rendit më të ulët me Planin hapësinor të vendit;

-         përgatit vlerësim dhe program dy-vjeçar për zbatimin e Planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë;

-         jep mendim nga sfera e planifikimit hapësinor;

-         i korrdinon dhe zbaton politikat për zbatimin e procedurës për vlerësimin strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor;

-         bënë analizën dhe vlerësimin e raporteve për vlerësimin strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor dhe jep mendim për Raportin dhe Vendimin për zbatimin e vlerësimit strategjik ndaj mjedisit jetësor;

-         përgatit dokumente dhe propozim vendime ligjore, ndihmë të nevojshme profesionale dhe mendime profesionale nga sfera e vlerësimit strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor.

Aktivitete tjera – bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai ndërsektorial:

-         i implementon koonventat ndërkombëtare nga sfera e planifikimit hapësinor;

-         realizon bashkëpunim ndërsektorial dhe ndër-resorial;

-         merr pjesë në përpunimin e programeve për bashkëpunimin e vendeve fqinje në konteksitn ndërkufitar;

-         bashkëpunon me BE-në (Agjendën Territoriale të BE-së dhe dokumentet tjera nga fusha e planifikimit hapësinor);

-         bashkëpunon me ЕЕА (Agjencinë Evropiane të Mjedisit Jetësor);

-         bashkëpunon me Këshillin e Evropës (SEMAT) etj.

Plani hapësinor i Republikës së Maqedonisë paraqetnjë strategji për zhvillimin hapësinor të Republikës dhe jep drejtime për qëllimin, përdorimin, mbrojtjen, organizimin, rrregullimin dhe menaxhimin e hapësirës së Republikës së Maqedonisë.

Plani Hapësinor paraqet një dokument menaxhues me vlerë të qëndrueshme dhe njëkohësisht paraqet një projekt integral të zhvillimit.

Vlera e qëndrueshme – përmes planit është përcaktuar organizimin hapësinor i një territorie të caktuar, qëllime dhe koncepte të zhvillimit hapësinor, mënyra të përdorimit të tokës (elemente që kanë një dimension strategjik në zhvillimin dhe karakterin afatgjatë), kushte për realizimin e koncepteve të përcaktuara, me këtë janë harmonizuar planet nga rregulla më e ulët:

Karakteri integrues – i koordinon strukturat komplekse të veprimtarive primare, sekondare, terciale dhe publike, vendndodhjen dhe ndarjen e tyre në hapësirë;

Menaxhues – iartikulon dhe i zgjedh konfliktet që ndodhin midis subjekteve në përdorimin e burimeve natyrore, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, përcakton përdorimin e hapësirës dhe drejton planifikimin e investimeve të reja.

Plani Hapësinor i Republikës përmbanë: qëllimin themelorë të tokës, drejtime për rregullimin dhe përdorimin e hapësirës, rregullimin hapësinor të ndërtesave nga aktivitetet ekonomike dhe ato jo-ekonomike, rrjet të vendbanimeve, rregullimin hapësinor të infrastrukturës së komunikacionit dhe të infrsatrukturës tjetër, vlerësimin strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, drejtime dhe masa për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës, masa për mbrojtjen e trashëgimisë së patundshme kulturore, masa për mbrojtjen nga shkatërimet e luftës, masa për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe teknologjike dhe aksidentet, parametrat për zbatimin e planit dhe raporte adekuate grafike.

Plani Hapësinor përgatet sipas metodologjisë së veçantë.

Plani hapësinor përpunohet nëpërmjet: planit hapësinorë të rajonit, planit hapësinor të komunës, komunave të qytetit të Shkupit dhe qytetin e Shkupit dhe planit hapësinor për zonën me interes të veçantë për Republikën (siç është: akumulimi, burimi i ujit, rajoni për eksploatimin e lëndëve të para minerale, korridoret infrastrukturore dhe të transportit, etj).

Planet hapësinore i përgatit Agjencia për Planifikimin Hapësinor, e formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me urdhër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Planet hapësinore i sjell:

Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë, planet hapësinore të rajoneve, planet hapësinore të komunave dhe planet hapësinore për zonat me interes të veçantë i sjell Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Gjatë periudhës së kaluar janë sjellur planet hapësinore që vijojnë:
Planet hapësinore në procedurën e përpunimit: