Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar

Udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë
Jasmina Petkovska
Tel.
Mob.
Adresa elektronike: j.petkovska@moepp.gov.mk
Adresa elektronike
alternative : jasminapett@gmail.gov
 
Ndëhmës-udhëheqës  i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë
Darinka Jantinska
Tel. + 389 2 3251 440
Мob. + 389 75 404 411
Adresa elektronike: d.jantinska@moepp.gov.mk
Adresa elektronike
alternative: jantinskad@hotmail.com
 
Udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim Multilateral
Daniela Rendevska
Теl.
Моb.
Adresa elektronike: d.rendevska@moepp.gov.mk
Adresa elektronike
alternative:
 
Udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim Bilateral
 

Bashkëpunimi global është i domosdoshëm për përballjen me gjeneratën e kërcënimeve  të reja për mjedisin jetësor. Për këtë qëllim, shtetet u pajtuan se çështjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor doemos duhet të adresohen në nivel global, fillimisht te  organet e OKB dhe organizatat e tyre të specializuara, e më pas në nivel të organizatave rajonale dhe në nivel kombëtarë.
Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtarë pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor luan rolin e koordinatorit të aktiviteteve në drejtim të mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor, e që janë të ndërlidhura me qasjen drejt marrëveshjeve ndërkombëtare globale dhe rajonale; qasjen drejt organizatave ndërkombtare dhe rajonale; lidhjen e marrëveshjeve bilaterale; dhe koordinimin e ndihmës ndërkombëtare.
Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtarë është i përbërë nga dy departamente (njësi) edhe atë::

Departamenti i
Bashkëpunimit Bilateral
Departamenti i
Bashkëpunimit Multilateral

Departamenti i Bashkëpunimit Bilateral është i obliguar që të zbatojë dhe inicojë takime bilateral dhe mbledhje tematike me qëllim të avancimit të bashkëpunimit bilateral të Republikës së Maqedonisë, me vende konkrete nga sfera e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Kjo nxit institucionalizimin e bashkëpunimit me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor me vendet me të cilat Republika e Maqedonisë nuk ka nënshkruar marrëveshje, ndërsa po e përcjell procesin dhe statusin e përmbushjes së obligimeve nga nënshkrimi i marrëveshjeve bilateral për bashkëpunim.

Departamenti i Bashkëpunimit Multilateral e përcjell punën e lëvizjeve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor dhe propozon masa për kyçjen e Republikës së Maqedonisë në disa marrëveshje ndërkombëtare/organizata ndërkombëtare. Krahas kësaj, e përcjell edhe statusin e realizimit të obligimeve në kuadër të marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare në sferën e mjedisit jetësor drejt të cilave ka aderuar vendi. Ky departament është kompetent për vendosjen e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare të cilat i promovojnë interesat dhe zhvillimin e vendeve të rajonit; i koordinon iniciativat rajonale për çështje rajonale nga sfera e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Gjithashtu, kompetencë e këtij departamenti është edhe koordinimi i ndihmës ndërkombëtare nga donatorët multilateral dhe bilateral nga sfera e mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor.