Sektori i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Investimeve

Sektori i zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Investimeve është sektor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kompetent për krijimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimt të qëndrueshëm, mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, si dhe përgatitjes dhe zbatimit të Programit për investime në mjedisin jetësor dhe investimeve kapitale nga sfera e mjedisit jetësor.

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM

Zhvillimi i qëndrueshëm është një zhvillim i cili i kënaq nevojat e gjeneratave të tanishme pa e kërcënuar mundësinë që gjeneratat e ardhëshme ti kënaqin nevojat e tyre. Zhvillimi i qëndrueshëm është një zhvillim që është i drejtë dhe përgjegjës social,I pranueshëm për mjedisin jetësor dhe që mbështetet mbi postulatet themelore të shoqërisë qytetare. Supozon inkorporimin e kritereve për mbrojtjen e kapitalit natyror, social dhe kulturor në çdo politikë. Kjo nënkupton bilancimin e qëllimeve ekonomike sociale dhe qëllimeve të mjedisit jetësor dhe integrimin e tyre gjithmonë kur kjo është e mundur, përmes krijimit të politikave dhe praktikave reciprokisht të mbështetura dhe me gjetjen e kompromiseve kur është i mundëshëm integrimi i qëllimeve.

Përfundimisht, kjo domethënë sistematizimi gjatë të menduarit dhe qasje strategjike gjatë planifikimit. Kjo domethënë edhe sjellje në të cilën janë inkorporuar kriteret fundamentale të zhvillimit të qëndrueshëm, me çka do të sigurohen rezultate të qëndrueshme në të gjitha aktivitetet njerëzore.

  • Harmonizimi i ekonomisë me nevojat njerëzore dhe kufizimet të cilat i vendos mjedisi jetësor. (Zhvillimi i qëndrueshëm është i ndjeshëm në lidhje me nevojat njerëzore varësisht nga statusi social, arsimor, kulturor, gjinor. Në këtë kuptim, zhvillimi ekonomik dhe social dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë të varura midis tyre dhe paraqesin komponentet e zhvillimit të qëndrueshëm .Demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe liritë fundamentale të cilët e përfshijnë të drejtën e zhvillimit, menaxhimin transparent dhe të përgjegjshëm me të gjithë sektorët shoqëror, si dhe pjesëmarrja efektive e qytetarëve në jetën publike, janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e bazave të domosdoshme të realizimit të zhvillimit social dhe njerëzor).
  • Marrja e përgjegjësisë për cilësinë e vet zhvillimit
  • Vizioni dhe modeli afatgjatë për një botë të drejtë dhe përparimtarë (Meqë, zhvillimi i qëndrueshëm nuk është çështje e zgjedhjes. Ai është imperativ. Duhet të bëjmë gjithçka është në mundësitë tona, madje kjo do të nënkuptonte edhe viktimat në periudhën e ndryshimeve dhe tranzicionit. Duhet doemos t’iu lëmë fëmijëve një botë në të cilën ia vlen të jetohet, një botë me një mjedis të pastër dhe të shëndoshë dhe një shoqëri të drejtë. Ky është detyrimi ynë të cilin duhet ta përmbushim. Romano Prodi).

INVESTIMET

Harmoniozimi me legjislacionin evropian për mjedisin jetësor në Republikën e Maqedonisë e cila njëherit është edhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është mjaft intensive, duke u zhvilluar nëpër procesin e kompletimit të ligjeve kombëtare, akteve nënligjore dhe procedurave. Pesha e këtyre aktiviteteve është parashtruar në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, perms pjesëmarrjes aktive të bartësve relevant kombëtarë të vendimeve. Vetëqeverisja lokale gjithashtu është kyçur permes detyrimeve të deleguara nga sfera e planifikimit dhe menaxhimit të mjedisit jetësor në nivel lokal.

Në këtë proces posaçërisht është e rëndësishme ndërtimi gradual i institucioneve, përmes sigurimit të resurseve njerëzore dhe financiare dhe masave të tjera të cilat janë të domosdoshme për transponimin e legjislacionit dhe plotësimin e obligimeve të cilat dalin nga kjo. Mbështetja drejt zbatimit të masave për inspektim dhe sanksionim të veprimeve jopërkatëse, e që është në kundërshtim me ligjet e aproksimuara të miratuara, radhitet mjaft lartë. Edhe krahas kësaj, vëllimi i investimeve në infrastrukture, përkatësisht në të ashtuquajturat masa të “forta” ishte relativisht i thjeshtë në periudhën e kaluar.

Shkak për këtë është vlera e investimeve të nevojshme, në kushte kur të ardhurat e realizuara nga arkëtimi i shpenzuesve të shërbimeve në më tepër raste janë të mjaftueshme madje edhe për mbulimin e shpenzimeve aktuale për mirëmbajtjen e infrastruktures , e cila siguron standarde të ulëta të mjedisit jetësor. Problem paraqitet edhe gjatë implementimit të investimeve në mjedisin jetësor për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të organeve shtetërore dhe pushteti lokal që ti mbështesin fazat kritike përkatëse nga cikli investues: Planifikimi dhe vendosja e prioriteteve, Përgatitja e projekteve dhe dokumentacionit projektues, Sigurimi i mjeteve financiare dhe/ose kofinancimi; Ndërtimi i objekteve /infrastruktures dhe menaxhimi me objektet/infrastrukturën.

Maqedonia gjendet para një sfide serioze në aspekt të shfrytëzimit të drejtë të resurseve financiare të disponueshme gjatë harmonizimit me kërkesat përkatëse nga sfera e mjedisit jetësor. Gjetë kësaj, barierat institucionale, sociale dhe kulturore do të duhet të dallohen dhe tejkalohen, posaçërisht për sektorët për të cilët nevojiten intervenime në nivel rajonal që përfshijnë shpenzime kapitale intensive dhe operative.

NDRYSHIMET KLIMATIKE

Republika e Maqedonisë, krahas Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi, hyn në grupin e shteteve të cilat hyjnë në Aneksin I në Konventën Korrnizë të KB për ndryshime klimatike (të ashtuquajtura shtete në zhvillim), ndërsa nga ana tjetër është shtet me statusin e vendit kandidat për anëtarësim të plotë në BE (ku të gjitha shtete-anëtare janë në grupin e ashtuquajtur shtete të zhvilluara). Kjo do të thotë se Republika e Maqedonisë i ndan qëllimet themelore dhe parimet e Konventës: kontributi drejt sigurimit të stabilitetit të koncentrimeve të gazrave serrë në atmosfere në një nivel që do ti pengonte ndikimet negative antropogjene ndaj sistemit klimatik, si dhe parimet për barazi dhe përgjegjësi të veçantë por të diferencuar, pranimin e kërkesave dhe kushteve të vendeve në zhvillim, parimit të kujdesit, si dhe parimit të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Detyrimi i shtetit është investimi i rregullt i aktiviteteve në nivel kombëtarë për zvogëlimin dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, përmes përpunimit dorëzimit të ashtuquajtur të Raporteve kombëtare për ndryshimet klimatike. Raportet përpunohen sipas drejtimeve të miratuara të Konventës për shtetet në zhvillim dhe përmbajnë disa kapituj të detyrueshëm: inventor të gazrave serrë, skenare klimatike, masa për zbutjen dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike, dispozita për transferin e teknologjive të volitshme të mjedisit jetësor, hulumtime, edukim, trajnim dhe përforcimin e vetëdijes publike për ndryshimet klimatike.

Deri më tani janë hartuar tri Raporte Kombëtare për Ndryshimet Klimatike (2003, 2008, 2013), me mbështetje financiare të Fondit Global të Mjedisit Jetësor, të zbatuar përmes Programit të Zhvillimit të KB (UNDP). Hartimi i Raporteve Kombëtare paraqet edhe detyrim ligjor në pajtim me Ligjin e Mjedisit Jetësor.

Si shtet-kandidat për anëtarësim të plotë në BE, shteti ndërmerr edhe një varg aktivitetesh përgaditore për zbatimin e ardhëshëm të lehtësuar të Legjislacionit Evropian në sferën e klimës, që është shumë komplekse dhe përfshin disa sektorë .

FUNKSIONET E SEKTORIT

Sektori i zhvillimit të qëndrueshëm dhe investimeve ka tre funksione primare nga të cilat e para është krijimi i politikës këmbëtare të mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm permes analizës cilësore të problemeve dhe mundësive, përcaktimi I prioriteteve dhe përgatitja e programeve dhe strategjive relevante në pajtim me rekomandimet dhe prioritetet e përcaktuara në nivel ndërkombëtarë. Sektori njëherit bashkëpunon edhe me organet tjera të administratës shtetërore dhe partnerë të tjerë në procesin e integrimit të politikave të ndryshme në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe zbatimit të vlerësimit strategjik të ndikimit ndaj mjedisit jetësor. Sektori jep mbështetje njësive të tjera të Ministrisë me shërbime analitike dhe shërbime për planifkimin e politikës. Ai gjithashtu ndërmerr iniciativa në aspekt të sjelljes së investimeve/mekanizmave të reja të politikës në këtë sferë. Në drejtim të sigurimit të investimeve në mjedisin jetësor të cilat janë në relacion me rekomandimet e dokumenteve strategjike, sektori kryen analiza ekonomike dhe analiza të tjera metodologjike gjatë definimit të projekteve, si dhe të vet procesit të programimit.. Sektori vendos edhe funksionin e bashkëpunimit kombëtarë me qëllim të përmbushjes së detyrave me prioritet të lartë për bashkëpunim me pushtetin lokal dhe ministritë dhe institucionet e tjera qeveritare. Ky sektor gjithashtu ka mundësi që ti dallojë nevojat specifike të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve të tjera dhe të ndihmojë në riaftësimin e shërbimeve të Ministrisë në to.

Sektori i koordinon aktivitetet për përgatitjen e dokumenteve strategjike, programeve dhe propozimeve projektuese nga sfera e mjedisit jetësor. Gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme jep rekomandime dhe merr pjesë aktive në implementimin e të njëjtave dhe e orienton punën e zyrave projektuese për implementimin e detyrimeve nga ratifikimi i marrëveshjeve globale ndërkombëtare, si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në nivel të BE-së.

Funksioni i dytë primar i sektorit është përcaktuar në bazë të nevojës për zbatimin e investimeve nga sfera e mjedisit jetësor, sidomos për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin me mbeturinat, si dhe rehabilitimin e vatrave industrial. Në këtë drejtim, sektori është kyçur aktivisht në përgatitjen e programeve investuese, me theks të posaçëm të përgatitjes dhe implementimit të Programit për investime në mjedisin jetësor në pajtim me Ligjin e Mjedisit Jetësor. Gjithashtu sektori kujdeset për zhvillimin e dokumenteve projektuese/dokumentacionit teknik të projekteve investuese gjatë gjithë ciklit jetësor të projektit, sidomos zbatimin dhe vëzhgimin e të njëjtëve. Theks të veçantë në punën e sektorit i jepet realizimit të përgatitjes dhe realizimit të projektit të cilët financiarisht mbështeten nga bashkësia e donatorëve dhe ndihma paraqasëse e Bashkimit Evropian.

Funksioni i tretë primar i sektorit është hulumtimi dhe analiza e politikave dokumeteve dhe programeve në nivel lokal, kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga sfera e ndryshimeve klimatike, si dhe përgatitja e një dokumenti planor nga sfera e ndyshimeve klimatike. Zbatimi i aktiviteteve për planifikim dhe përgatitja e programeve operative – programimi nga sfera e ndryshimeve klimatike, si dhe zbatimi i projeketeve nga kjo sferë janë aktivitete të cilat rregullisht po zbatohen.

Puna e Sektorit për zhvillim të qëndrueshëm dhe investime realizohet perms katër departamenteve:

1. Departamenti i Zhvillimittë Qëndrueshëm

2. Departamenti i Përgatitjes së Projekteve

3. Departamenti i Investimeve

4. Departamenti i Ndryshimeve Klimatike