Sektori i natyres

Sektori për natyrë në kuadër të Administrimit mjedisornë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), zbaton ruajtjen e natyrës përmes mbrojtjes së shumëllojshmërisë biologjike dhe larmisë së peizazhit dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore në zonat e mbrojtura si dhe jashtë zonave të mbrojtura, si dhe mbrojtjen e veçorive të rralla natyrore.

Shumëllojshmëria e reljefit, klimës, karakteristikave ekologjike, hidrologjike dhe pedologjike kontribuojnë që Republika e Maqedonisë së Veriut të zotërojë gjeodiversitet dhe biodiversitet domethënës.

Karakteristikat kryesore të shumëllojshmërisë biologjike në vendin tonë janë pasuria, heterogjeniteti i specieve dhe ekosistemeve si dhe shkalla e lartë e relikteve dhe endemizmave. Përkundër faktit se larmia e florës dhe faunës nuk është hulumtuar plotësisht, ajo është, sipas informacionit në dispozicion, një pasuri e jashtëzakonshme – mbi 23,019 taksone nga të cilat 2.095 specie algash, 2,000 lloje kërpudhash, 450 lloje likenesh, 3,200 bimë vaskulare dhe 500 lloje myshqesh, 13.379 kafshë jovertebrore dhe 555 lloje të kafshëve vertebrorë.

Zonat e mbrojtura, veçanërisht parqet kombëtare, paraqesin pjesën më përfaqësuese të trashëgimisë natyrore kombëtare.

Qysh në vitin 1948, për shkak të bukurive së veçanta natyrore, domethënies historike dhe shkencore të pyjeve dhe zonave pyjore, një pjesë e malit Pelister u shpall park kombëtar, i cili njëkohësisht përfaqëson të mirën e parë natyrore të mbrojtur në Maqedoni dhe në hapësirat ish-RSFJ-së.

Është e rëndësishme të theksohet shpallja e zonave pyjore rreth të Liqenit të Mavrovës për Park Kombëtar (1949) dhe shpalljes së Malit Galiçicë si Park Kombëtar (1958).

Për të dhënë priotitetit në veprimet e mbrojtjes së natyrës, përfshirë menaxhimin e Zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut në vitin 2018 miratoi Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me një Plan Aksionali (2017-2027) dhe Strategjia Kombëtare për shumëllojshmërinë biologjike me Plan Aksional (2018-2023).

Me miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës në vitin 2005, filluan përpjekjet intensive për përputhshmërinë e legjislacionin kombëtar me atë të BE-së në fushën e mbrojtjes së natyrës. Sipas këtij ligji, ka filluar vlerësimi dhe rivlerësimi i vlerave natyrore të zonave të mbrojtura dhe qasjeve të reja në menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Sipas nenit 65 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës, është krijuar sistemi i zonave të mbrojtura me qëllim të ruajtjes së shumëllojshmërisë biologjike brenda vendbanimeve natyrore, proceseve që ndodhin në natyrë, si dhe karakteristikave abiotike dhe shumëllojshmërisë së peizazhit.

Me shpalljen e zonës së mbrojtur ajo fiton statusin e trashëgimisë natyrore.

Me nenin 66 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës miratohen gjashtë (6) kategori të zonave të mbrojtura, të harmonizuara me kategorizimin e Unionit Ndërkombëtar për mbrojtje të natyrës- (IUCN):

1) Kategoria I – (Ia) Rezervat natyrorë striktë (RNS), (Ib) Zona e Egër (ZE),

2) Kategoria II – Parku Kombëtar (PK),

3) Kategoria III – Monument i Natyrës (MN),

4) Kategoria IV – Parku i Natyrës (PN),

5) Kategoria V – Peisazhi i Mbrojtur (PN) dhe

6) Kategoria VI – Zona me shumë qëllime (ZSHQ).

Sistemi i zonave të mbrojtura përfshin 86 zona që mbulojnë një sipërfaqe prej 230083 ha ose rreth 8.9% të territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Parqet kombëtare zënë rreth 4.5% të territorit të vendit, të ndjekur nga monumentet e natyrës me 3.0%, ndërsa të gjitha kategoritë e tjera të zonave të mbrojtura zënë rreth 1.4% të territorit të vendit.

Numri dhe sipërfaqja e zonave të mbrojtura sipas kategorive të mbrojtjes

 

Kategoritë e mbrojtjes

sipas IUCN

Numri i zonave Sipërfaqja (ha) % e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ia. Rezervat natyrorë striktë (RNS) 2 7787 0,3
Ib. Zona e Egër (ZE) - - -
II. Parku Kombëtar (PK) 3 114870 4,48
III. Monument i Natyrës (MN) 67 78967.5 3,0
IV. Parku i Natyrës (PN) 12 3045 0,12
V. Peisazhi i Mbrojtur (PN) 1 108 0,004
VI. Zona me shumë qëllime (ZSHQ) 1 25305 0,98
Gjithësej 86 230083 8,9

Burimi: Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Plan Aksional (2017-2027) (MMPH, 2018)

Shpërndarja e zonave të mbrojtura (pa rrjedhë individuale) në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Distribucija na zastiteni podracjaBurimi: Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Plani Aksional (2017-2027), (MMPH, 2018)

Sipas studimit sektorial për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore për periudhën deri në vitin 2020, përqindja e zonave të mbrojtura parashikohet të rritet nga rreth 9% aktuale deri në 11.5% të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriit.

Objektivi global i 11 i Konventës Aiçi për Ruajtjen shumëllojshmërisë biologjike që ka të bëjë me zonat e mbrojtura është përfshirë në Planin Aksional të Strategjisë së ruajtjes së shumëllojshmërisë biologjike. Në përputhje me këtë objektiv, propozohet të rritet sipërfaqja e zonave të mbrojtura në 15%, të sigurohet lidhja funksionale e tyre si një rrjet ekologjik dhe të vendoset një menaxhim efektiv i zonave të mbrojtura në bashkëpunim me komunitetet lokale.

ZONAT E MBROJTURA ME REGJIM NDËRKOMBËTAR PËR MBROJTJE

  • Zonat Ramsar

Monument i natyrës – Liqeni i Prespës (1995) dhe

Monument i natyrës – Liqeni i Dojranit (2007)

  • Vendet e trashëgimisë botërore (UNESCO)

Monument i natyrës – Liqeni i Ohrit (1979)

  • Lista në tentativë (e përkohshme) e UNESCO-s

Monument i natyrës Kullat e Markos (2004) dhe

Monument i natyrës Shpella e burrimit të Sllatinës (2004).

  • Rezervati i Biosferës Ndërkufitar Ohër-Prespë i përcaktuar sipas kritereve të Programit të UNESCO-s “Njeriu dhe Biosfera” (2014)

Personi për kontakt:

mr.VllatkoTërpevski

e-mail: v.trpeski@moepp.gov.mk

STUDIMET:

Manual i monitorimit të llojeve dhe habitateve në liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës

Studimi për rivlerësimin e vlerave natyrore të zonës së mbrojtur monumenti i natyrës “Kanjoni Matka”

Studimi i rivlerësimit të vlerave të natyrës të zonës së mbrojtur rezervati natyrorë strikt “Тikveshi”

Studimi i vlerësimit të vlerave të natyrës në zonën disaqëllimore „Јаsen“

Studimi i vlerësimit të vlerave të natyrës të Malit Bellasicë

- Studimi i rivlerësimit të zonës së mbrojtur Mavrovë

Studimi i vlerësimit me një propozim për formimin e peisazhit të mbrojtur Malet e Osogovës 

Studimi i fizibilitetit për Ezerani

Vlerësimi i vlerave të natyrës të Malit Sharr dhe vlerësimi i vlerës së tij tregtare

Në Sektorin e Natyrës ekzistojnë katër njësi organizative:

”Departamenti

”Departamenti

”Departamenti

”Departamenti

Në bazë të sistematizimit ekzistues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (МMJPH), Departamenti i Mbrojtjes së Trashëgimisë Natyrore (DMTN) funksionon si një pjesë e Sektorit të Natyrës në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor.

Rregulla bazë ligjore sipas të cilës punon dhe vepron Departamenti i Mbrojtjes sëTrashëgimisë Natyrore është Ligji i Mjedisit Jetësor (“Gaz. Zyrtare e RM-së” nr. 67/04,14/06, 84/07, 35/10, 47/11, 148/11, 59/12 dhe 13/13), ndërsa në punën e përditshme për lëndë të posaçme zbatohet edhe Ligji i Mjedisit Jetësor (“Gaz. Zyrtare e RM-së” nr.53/2005, 81/2005, 24/2007, 159/2008, 83/2009, 48/2010, 124/2010, 51/2011, 123/2012 dhe 93/2013), si dhe ligjet e sektorëve të tjerë.

Kompetencat e këtij departamenti janë:

• hartimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës

• hartimi i akteve nënligjore në pajtim me ligjin e përmendur,

• përgatitja e informative për mbledhjen qeveritare nga sfera e mjedisit jetësor,

• përgatitja e mendimeve në lidhje me ligjet dhe aktet nënligjore nga sektorë të tjerë,

• mbajtja e procedurave para Qeverisë dhe Kuvendit të RM për shpalljen dhe rishpalljen e zonave të mbrojtura,

• përgatitja e strategjive, planeve dhe programeve për mbrojtjen e natyrës,

• implementimi i dokumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës,

• dhënia e lejeve për hulumtime shkencore në natyrë, kur bëhet fjalë për hulumtimet në zonën e natyrës,

• dhënia e pëlqimit Planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura

• dhënia e pëlqimit Programit Vjetorë të mbrojtjes së natyrës,

• përgatitja e mendimeve në lidhje me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me trashëgiminë natyrore (mendime për lokacione për ndërtimin e objekteve investuese, stacioneve bazë të telefonisë mobile, hidrocentraleve të vogla, baseneve për kultivimin e peshqve, autostrada, linja hekurudhore etj.

• Vendosjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të rregullt me organet shtetërore (ministritë, vetëqeverisjet lokale, ndërmarrjet publike etj.), institucionet shkencore dhe profesionale, organizazat joqeveritare etj.,

• Ofrimi i ndihmës profesionale dhe bashkëpunimi me menaxherët në zonat e mbrojtura,

• Mbajtja e regjistrit të zonave të mbrojtura,

• Pjesëmarrja në konferenca profesionale dhe shkencore, trajnime dhe punëtori në vend dhe jashtë vendit nga sfera e mbrojtjes së natyrës,

• Zbatimi i rezultateve të hulumtimeve shkencore në sferën e mbrojtjes së natyrës, zbatimi i rezultateve të hulumtimeve shkencore në sferën e mbrojtjes së natyrës,popularizimi i mbrojtjes së natyrës përmes mediave të shtypura dhe elektronike.

Departamenti i biodiversitetit është formuar në qershor të vitit 2001, në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor me detyrë që të kujdeset për statusin e komponenteve themelore të llojllojshmërisë biologjike në Republikën e Maqedonisë.

Kompetencat e këtij departamenti janë:

• Përgatitja e propozimeve për ndryshimet e rregullave ekzistuese dhe sjelljen e rregullave të reja ligjore për ruajtjen e biodiversitetit,

• Çështje hulumtuse për vlerësimin e lokaliteteve me lloje të egra bimore endemike, relikte, të rralla dhe lloje të kërcënuara (floradiversiteti), kërpudha (diversiteti I kërpudhave ) dhe llojeve të shtazëve (diversiteti i faunës),

• Koordinimi i projekteve për sanimin dhe revitalizimin e vendbanimeve të degraduara natyrore,

• Reintroduksioni i llojeve të egra të kërcënuara në habitatet natyrore,

• Inicimi dhe pjesëmarrja në përpunimin e materialeve edukative dhe organizimi I seminareve dhe punëtorive për ngritjen e vetëdijes publike te të rinjtë për rëndësinë e biodiversitetit,

• Popullarizimi dhe prezentimi i biodiversitetit,

• Bashkëpunimi me agjencitë specialistike të KB (UNEP, UNESCO, UNDP, FAO) dhe organizatat ndërkombëtareи (IUCN, Wetlands International, BirdLife International, WWF, WUB, BIONET, GROMS), bashkësitë dhe organizatat rajonale (CE, EU, ECNC, EEA, EECONET, EURONATUR, REC, CEEWEB, BIOECO, BALET),

• Bashkëpunimi me sekretariatet e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë (Rio-Konventa, Konventa e Bernit, Bonit,Ramsarit, Vashingtonit, UNESCO-konventa, marrëveshja e Hagës dhe Londrës) në implementimin e kritereve ndërkombëtare, standardet dhe normat për ruajtjen e biodiversitetit në nivel kombëtarë, rajonal dhe global,

• Përgatitja e propozimeve për ratifikimin e konventave, marrëveshjeve dhe protokolleve ndërkombëtare nga kjo sferë,

• Zbatimi i parimit të shfrytëzimit të qëndrueshëm të bioresurseve,

• Përgatitja e (në bashkëpunim me komitetet kombëtare ) raporteve kombëtare për implementimin e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë dhe vendosja e web-faqes së Ministrisë, përkatësisht e web-faqeve të sekretariateve të të njëjtave,

• Pjesëmarrja në konferencat, simpoziumet, kongreset dhe seminaret në të cilat prezentohen rezulatet dhe informatat për statusin e biodiversitetit në suaza globale dhe rajonale,

• Bashkëpunimi me organe të tjera, shkencore, institucione profesionale në realizimin e aktiviteteve programore për ruajtjen e biodiversitetit

Procedura administrative:

• Kërkesa për marrjen e lejes për grumbullimin e llojeve të egra të mbrojtura dhe të tanguara të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve dhe pjesëve të tyre

• Kërkesë për marrjen e lejes për importimin e llojeve të egra të kërcënuara dhe të mbrojtura të bimëve , kërpudhave dhe shtazëve dhe pjesëve të tyre

• Kërkesë për marrjen e lejes për importimin e llojeve të egra të mbrojtura dhe të kërcënuara të bimëve , kërpudhave dhe shpezëve dhe pjesëve të tyre

• Dhënia e lejeve për hulumtime shkencore në natyrë

• Kërkesë për dhënien e CITES-lejes për import

• Kërkesa për dhënien e CITES- lejes për eksport

• Kërkesë për marrjen e lejes për ruajtjen e llojeve të egra të kafshëve në robëri.

Në bazë të sistematizimit ekzistues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti për Rregullimin e Hapësirës së Zonave të  Mbrojtura dhe Gjeodiversiteti funksionon si një pjesë e Sektorit të Natyrës në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor.

Kompetencat e këtij departamenti janë:

- Planifikimi, Mbrojtja dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura,

- Vendosja e bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërdikasterial në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, mbrojtjes së gjeodiversitetit dhe planifikimit dhe rregullimit të hapësirës,

- Sigurimi i ndihmës profesionale gjatë përgatitjes së projekteve për rregullimin e hapëirës  në zonat e mbrojtura,

- Dhënia e miratimit në procedurën e sjelljes së dokumenteve të dokumantacionit hapësinor të planit, nëse përfshirja e planit gjindet në kufijtë e zonave të mbrojtura të përcaktuara me ligj, nenin 16 i Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (“Gazeta Zyrtare e RM-së”, nr. 67/04, 14/06 dhe 84/07, 35/10, 47/11, 148/11, 59/12, 13/13),

- Dhënia e mendimit profesional në procedurën e përcaktimit të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, në qoftë se ndërtesë e ndërtuar pa leje gjindet brenda kufijve të parkut kombëtar, monumentit të natyrës, parkut natyror, zonës së peizazhit ose rajonit për shum shërbime të tjera, neni 18 i Ligjit për Veprimin e Objekteve të Ndërtuara pa Leje (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 23/11, 54/11 dhe 155/12),

- Nxjerrja e të dhënave dhe informatave për ekzistimin e trashëgimisë natyrore në procedurën e zhvillimit të dokumenteve të planit urban, neni 29 i Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe Urban (“Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 124/10, 18/11, 53/11, 60/11 dhe 144/12),

- Dhënia e mendimit profesional në procedurën e dhënies së koncesioneve për hulumtime detale gjeologjike dhe eksploatimin e lëndëve të para minerale, nenet 14,19, 26,41,42 të Ligjit për Lëndët e Para Minerale (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.136 / 12, 25 / 13 dhe 93/13),

- Zbaton aktivitete për identifikimin, vlerësimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë gjeologjike dhe geomorfologjike.

Kompetencat e këtij departamenti janë:

- koordinimi, monitorimi dhe raportimi mbi shkallën e realizimit të NPAA (Programit Kombëtar për Afrimin e Drejtës të BE-së) në fushën e OMGJ,

- përgatitja e mendimeve profesinoale për menaxhimin e OMGJ,

- përgatitja e akteve nënligjore, në pajtim me Ligjin e OMGJ,

- realizimin e bashkëpunimit me të gjitha palët e tanguara, institucionet shkencore dhe teknike, organizatave joqeveritare të vendit dhe jashtë vendit në fushën e organizmave të modifikuara gjenetikisht,

- koordinimi i aktiviteteve për zbatimin dhe implementimin e efikas të marrëveshjeve ndërkombëtare – Protokolli i Kartagjenës mbi Biosigurinë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.40 / 05),

- kryen vlefshmërinë e informacionit në lidhje me organizmat e modifikuar gjenetikisht që do të vendosen në web-portalin – Shtëpia Klirike për Biosiguri  në bashkëpunim me organet kompetente tjera,

- zbatimi i UNEP / GEF Projektit “Mbështetje për Implementimin e Kornizës Kombëtare të Biosigurisë të Republikës së Maqedonisë”.