Sektori i Mbeturinës

Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave i realizon qëllimet dhe prioritetet në pjesën e mbeturinave, që dalin nga dokumentet strategjike dhe planifikuese, merr pjesë në procesin e transpozimit të plotë të së drejtës të BE-së në legjislacionin kombëtar, por edhe në nivel lokal dhe siguron një shkallë të lartë të menaxhimit të integruar të mbeturinave në Republikën e Maqedonisë.

Departamenti merr pjesë edhe gjatë dhënies së A- lejeve të integruara ekologjike, përgjigjet në kërkesën për qasje deri te informatat nga karakteri publik, e zhvillon bashkëpunimin me njësitë e vetqeverisjes lokale dhe organizatat jo-qeveritare në pjesën e menaxhimit të mbeturinave dhe merr pjesë rregullisht në konferenca dhe puntori kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave.

Sektori përbëhet gjithësejtë prej 8 të punësuarëve.

Sektori përbëhet prej 4 departamenteve:

Departamenti
për Menaxhimin e
Mbeturianve të
Rrezikshme dhe
Historike
Departameni
për Zhvillimin
dhe Programeve
për menaxhimin e
Mbeturianve
Departamenti
për Regjistrimin
dhe Evidencën
e Menaxhimit të
Mbeturianve
Departamenti
për Trajtimin me
Mbeturinat
Rrjedhëse
të Posaçme
bënë vendosje graduale të rrjetit racional të kapaciteteve për menaxhimin e mbeturianve të rrezikshme, veçanërisht përmes detyrave të ndryshme dhe të ndërlidhura midis veti në fushën e legjislacionit, përforcimit institucional dhe strukturës organizative dhe detyrave që lidhen me komunikimin me publikun dhe krijuesit e mbeturinave dhe i përcakton aktivitetet dhe detyrat e subjekteve të involvuara individuale në shoqëri, përcakton prioritete të detyrave dhe orarë kohorë duke vlerësuar kohën për realizimin e detyrave dhe procedurave individuale dhe i përcakton burimet njerëzore, institucionale dhe financiare të nevojshme për arritjen e qëllimeve të vëna, të përgjithshme, të posaçme dhe kuantitative në fushën e sanimit të mbeturinës historike dhe menaxhimit në përgjithësi me mbeturinën e rrezikshme.
bënë planifikimin, përgatitjen, dhe evaulimin dhe koordinimin e zbatimit të studimeve konceptuale, studimeve të fizibilitetit, studimeve të vlerësimit të rreziqeve dhe studimeve tjera dhe dokumenteve të planit nga fusha e menaxhimit të mbeturinave, pastaj evaulimin dhe monitorimin e dokumenteve të planit në nivel lokal, kryerjen e monitorimit të trajtuesëve të mbeturinave, mbajtjen e evidencës së krijuesëve të mbeturinave dhe regjistrave dhe kadastrave të krijuesëve të mbeturinave.
është përgjegjëse për dhënien e mendimeve në lidhje me kërkesat për leje për trajtimin e mbeturinave dhe qarkullimit të mbeturinave, kërkesat për leje për krijimin e deponive, promovimin e hierarkisë në menaxhimin e mbeturinave, mbajtjen e fushatave, përgatitjen e manualeve dhe udhëzuesve duke përfshirë edhe kryerjen e mbikëqyrjes administrative mbi personat juridik që kanë leje për trajtimin e mbeturinave dhe mbajtjen e evidencës së menaxherëve dhe trajtuesëve të mbeturinave.
e bënë zbatimin përgjegjës të ligjeve të veçanta që e rregullojnë trajtimin e mbeturinave nga paketimi, mbeturinave të baterive dhe akumulatorëve, të mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike, mbeturinave të vajrave, mbeturinave të gomave dhe automjeteve me afat të skaduar dhe merr masa në lidhje me trajtimin e këtyre rrjedhave të veçanta të mbeturinave, duke mbajtur evidencë për krijuesit e rrjedhave të veçanta të mbeturinave, regjistrave të krijuesëve të mbeturianve, mbanë fushata, përgatit manuale dhe udhëzime, si dhe detyra të tjera të ndihmës teknike.